Edhe me një model pak a shumë mashkullor flokësh, Monica Belluci mbetet një nga femrat më të bukura në botë.
Aktorja 55-vjeçare u shfaq me një model të ri, duke lënë pas pamjen me flokët e gjatë të zinj.
Një prerje deri diku androgjene, që megjithatë nuk i heq aspak feminilitetin dhe freskinë, pavarësisht moshës.
Prerja mund të jetë një nga trendet e vitit 2020.
Në pasarelat e sezonit pranverë-verë 2020, ky model flokësh ra në sy te modelet. Një risi që mesa duket do të hapë dekadën e re.
0 Comments: