Muzika dhe zhvillimi muzikor janë cilësuar shpesh si tregues i nivelit kulturor të një vendi. Por përtej përcaktimeve të asaj se çfarë përfaqëson muzika, zhvillimi i artit muzikor në forma të caktuara lidhet gjithashtu me zhvillime të veçanta historike, sociale apo politike dhe jo vetëm. Shqipëria është një ndër ato vende, ku zhvillimi muzikor për shumë vite ka qenë i ulët krahasuar me vende të tjera europiane. Deri në mesin e shekullit të kaluar, Shqipëria ishte i vetmi shtet i Europës pa institucione profesionale muzikore. Në vend nuk kishte asnjë shkollë muzike, asnjë orkestër simfonike dhe asnjë teatër ku mund të viheshin në skenë vepra muzikore të krijuara posaçërisht për publikun. Vite më pas situata ndryshoi pozitivisht, duke bërë që Shqipëria të shënonte hapa me të vërtetë pozitivë në këtë drejtim. Në vend u krijuan institucione profesionale muzikore, ndërsa u krijua dhe brezi i kompozitorëve dhe muzikantëve profesionistë, të cilët dhanë kontributin e tyre në fushën e muzikës. Megjithatë, nuk ngjan se sot Shqipëria ofron sërish më të mirën përsa i përket zhvillimit muzikor.
KRIJIMI I TRADITËS SË ‘MODERNES’
Ndërsa kompozitori Gent Rushi mendon se pavarësisht problemeve me muzikën, mund të përmendim disa zhvillime pozitive.
Një tjetër çështje që shpesh preket nga profesionistë ose të fushës është ideja se pas viteve ’90-të nuk ka kompozitorë të rinj të muzikës serioze shqiptare.
MOSEKZISTENCA E VEPRAVE TË REJA
Në vend vazhdojnë të funksionojnë disa shkolla muzike dhe Universiteti i Arteve, prej ku formohen muzikantët profesionistë. Por ndërkohë që zhvillimet e reja diktojnë forma të shumëllojshme muzikore, këto institucione nuk kanë arritur të kapin siç duhet frymën e kohës, duke ofruar përgjithësisht edukim klasik lindor për ata çfarë mund t’i quajmë artistë të muzikës serioze, ndërsa ofrohet pak hapësirë për zhanre të tjera të muzikës, siç mund të jetë përshembull muzika jazz.
MODELI ‘I TEJKALUAR’ I SHKOLLËS RUSE
Fatmirësisht gjërat kanë filluar të ndryshojnë dhe në Universitetin e Arteve kanë filluar të futen si lëndë të veçanta edhe muzika jazz dhe ajo elektro-akustike, ndërsa mendohet që muzika jazz të studiohet në një departament të veçantë.
NJË DEPARTAMENT PËR MUZIKËN JAZZ
Ndërkohë që kompozitori Gent Rushi pohon se tashmë në Shqipëri mund të flasim për një lloj tradite fillestare të muzikës jazz, artisti Markelian Kapidani ngre problemin për mungesën e hapësirave të zhvillimit të kësaj muzike. Sipas tij, edhe ata që njihen si klube muzikore të jetës së natës, nuk ofrojnë kushtet e duhura për zhvillim të muzikës jazz.
KOMUNITETI SHQIPTAR I JAZZ-IT DHE HAPËSIRAT E MUNGUARA
Shtrohet pyetja, cilat janë arsyet që muzika shqiptare sot është në krizë? Pse shpesh përmendet që në vend mungojnë emrat e kompozitorëve të rinj të muzikës klasike dhe a mund të krijohen kushtet për zhvillimin e mirëfilltë të muzikës?!
Një problem është edhe vetë qasja që të rinjtë dhe studentët kanë ndaj muzikës, problematikë që fillon që në fillimet e studimit.
HEQJA E MUZIKËS NGA PROGRAMET MËSIMORE
Nëse në vende të zhvilluara muzika ka filluar të jetë gjithnjë e më tepër e pranishme si pjesë e programeve muzikore, në Shqipëri ka ndodhur e kundërta dhe në shkollat me profil të përgjithshëm, lënda e muzikës është reduktuar thuajse tërësisht.
Ndërkohë që diskutojmë për probleme të krijmtarisë dhe interpretimit të muzikës shqiptare, nuk mund të mos vërejmë se megjithatë në muzikën klasike, krijimtaria shfaqet në formacione të vogla të muzikës së dhomës me pak instrumentistë.
Potenciali i një bote të lirë ka ende për të treguar përsa i përket muzikës dhe krijuesit duhet të shfaqin frymëzimin dhe çojnë frymën e tyre në të gjithë vendin, duke mos u fokusuar vetëm në Tiranë, për të mos lënë në heshtje skenat dhe publikun e rretheve, ndërkohë që një pjesë e tyre vijojnë të prezantojnë më të mirën edhe në skenën ndërkombëtare.
0 Comments: