MC Networking

“Nusja dhe shtetrrethimi”/ Filmi shqiptar, imazh identifikues i “O Partigiano!” (VIDEO)

Një foto nga shesh-xhirimi i filmit shqiptar “Nusja dhe Shtetrrethimi” është përzgjedhur nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Austri, “Viennale” për të ilustruar kategorinë “retrospektivë” - “O PARTIGIANO!”- Pan-European Partisan Film, që do të mbahet në Vjenë nga 25 tetori deri në 4 dhjetor të këtij viti.

Në një postim, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shpreh kënaqësinë për bashkëpunimin me Viennale dhe Austrian Film Museum në retrospektivën Pan-European O PARTIGIANO!

“Jemi tmerrësisht të lumtur pasi si imazh i kësaj retrospektive unike për 80 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, u përzgjodh një moment pune nga xhirimi i filmit NUSJA DHE SHTETRRETHIMI.”, thuhet në njoftimin e Arkivit, ndërsa theksohet rëndësia e dixhitalizimit dhe e studimit të fototekës së AQSHF.

Përzgjedhja pikërisht e këtij filmi shqiptar si përfaqësues të dhjetërave filmave me këtë temë është diçka e rëndësishme, duke pasur parasysh se në botë ekzistojnë shumë prodhime të pas Luftës së Dytë Botërore me temë të Luftës.

Pas Luftës së Dytë Botërore, disa shtete evropiane (veçanërisht ata të formuar rishtazi) filluan rindërtimin dhe rimagjinimin e identitetit të tyre dhe historive përmes një prodhimi të gjerë të filmave që celebronin dhe përkujtonin luftërat e tyre guerile kundër fashizmit. Këta filma renditeshin në fushëveprim dhe ambicie nga dramat intime psikologjike deri tek spektakli ushtarak i mbingarkuar, nga kujtimet elegante deri te pulp fiction i pastër.

Siç vërehet në faqen e festivalit “Viennale”, veçanërisht në ish-federatat socialiste të Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavi, këta filma kryenin rol domethënës identik me atë që western-i amerikan luajti në ndërtimin dhe dhënien e sensit të historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ngjashëm me perëndimorët në Hollyëood, filmat partizanë ishin për një kohë të gjatë zhanri kryesor përcaktues i industrisë së filmit socialist.

Ashtu si filmat ëestern, filmat partizanë u shpallën të vdekur shumë kohë më parë: të dy zhanret u përfshinë nga qasje bashkëkohore të historiografisë, të cilat - të paktën në dukje - evoluojnë sensin tonë të historisë përmes dekonstruksionit të thjeshtimeve ideologjike të së kaluarës. Të dy zhanret prodhuan dhe përforcuan mitet për formimin e komunitetit dhe të dyja kryenin veprimet e tyre ideologjike në sfondin e një "peizazhi konkret në trazirë" që duhet të jetë ose "i civilizuar" (perëndimor) ose i çliruar (filma partizan)”, vërehet në tekstin e shkruar nga Michael Loebenstein dhe Jurij Meden.  

“Për më tepër, në fund të viteve '60 dhe në fillim të viteve '70, të dy zhanret rikrijuan veten dhe iu nënshtruan një rishikimi politik, që i dha fund “periudhës klasike”, duke e larguar perëndimin larg rrënjëve të tij raciste, gjenocidale, duke e zhvendosur pak më shumë drejt liberalizmit dhe duke komplikuar narrativën partizane, duke treguar se jo gjithçka ishte aq e thjeshtë nën ombrellën ideologjike të mbingarkuar me gjak të kuq”.

Sipas tyre, nuk ka  dhe nuk mund të ketë asnjë përkufizim të vetëm gjithëpërfshirës të filmit partizan si zhanër, ashtu si rezistenca aktuale e armatosur kundër fashizmit mori forma të ndryshme në lokacione të ndryshme dhe nën regjime të ndryshme okupimi dhe nivele të ndryshme të shtypjes.

“Është gjithashtu e qartë se, në kundërshtim me besimin popullor, Evropa Lindore nuk ishte prodhuesi i vetëm i filmave partizanë, megjithëse mbetet ende më i frytshmi”.

Kështu, Italia dhe Franca prodhuan disa nga shembujt më të mirë të kinemasë partizane (disa prej të cilave i kemi konsideruar vetëm si kryevepra neo-realiste) dhe megjithëse popullata e armatosur nuk e quajti veten “partizane”, vende si Danimarka apo Norvegjia celebruan të njëjtat histori të rezistencës së armatosur.

Theksohet se për këto arsye, këta filma janë pjesë e retrospektivës së “Viennale”-s, “jo vetëm në frymën e solidaritetit të cilin mbrojnë këta filma, por për të bërë të dukshëm dimensionin ndërkombëtar të këtij prodhimi kinematografik”.  Ndërkohë, Michael Loebenstein dhe Jurij Meden ngrenë pyetjen nëse mund ta konsiderojmë fenomenin e filmit partizan si shembullin e parë origjinal të kinemasë moderne pan-Evropiane (si në atë të pasluftës)?!

Sipas tyre këta filma përfaqësojnë një grup motivesh narrative, temash etj., të lidhura nga një përvojë e përbashkët historike dhe që synojnë atë që duhet të bëhet, dekada më vonë , një treg i unifikuar për vlerat, besimet dhe produktin argëtues.

Filmi partizan ishte në të vërtetë një produkt popullor, megjithatë, pavarësisht se janë jashtëzakonisht të suksesshëm në tregjet e tyre të brendshme dhe shumë shpesh të realizuar në mënyrë kinematike, shumë shembuj të filmave partizanë nuk udhëtuan kurrë jashtë vendit dhe shumica e shiritëve të këtyre filmave sot mbesin të kyçur dhe kanë nevojë të madhe për ruajtje në arkivat e ndryshëm kombëtarë të filmit.

“Tetëdhjetë vjet pas fillimit të luftës që ngjalli zhanrin e kinemasë partizane, ne e gjejmë veten të rrëshqasim drejt marrëzisë dhe revizionizmit të vlerave themelore civilizuese, që kemi marrë si të mirëqena në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore dhe fitoren ndaj fashizmit. Idetë e izolimit, nacionalizmi dhe populizmi kanë pushtuar ligjërimin e mediave publike dhe (sociale) anembanë Bashkimit Evropian dhe ligjërimet shoviniste të konsideruara më parë ekstremiste janë ngadalë por në mënyrë të vazhdueshme në rrugën e tyre drejt legjitimitetit të përhapur. Koha është pra e pjekur për të (ri) zbuluar trashëgiminë e pasur kinematografike të filmit partizan, në të gjithë larminë e tij dhe në fotografi të rralla arkivore. Kështu këta filma celebrohen si vepra arti dhe si të dhëna historike të një epoke ku, përgjatë ndarjeve dhe telit me gjemba që ndan kontinentin, dikush mund ta quajë ende lopatën, lopatë dhe fashistët me emrin e tyre.”, përfundojnë Michael Loebenstein dhe Jurij Meden.

"Nusja dhe shtetrrethimi", një realizim i vitit 1978 me regji nga Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj nuk është thjesht imazhi identifikues i filmave të realizuar në gjithë Evropën me temë Luftën e Dytë Botërore në 80 vjetorin e rezistencës ndaj pushtimit fashist.  Filmi do të jetë edhe pjesë e festivalit me dy shfaqje të tij, në 2 dhe 30 Nëntor. Kjo është hera e parë që vendi ynë përfaqësohet në seksionin “Retrospektivë” të këtij festivali të njohur të filmit.

 “Nusja dhe Shtetrrethimi” është një ndër filmat shqiptarë që do të shfaqet në Muzeun e Filmit Austriak, pas shfaqjes atje edhe të filmave të Xhanfize Kekos, Dhimitër Anagnostit, Iris Elezit e Thomas Logorecit, Ismet Sijarinës etj.

 

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top