MC Networking

Kur e teprojmë me kafe?

Sa kafeinë mund të konsumojmë në ditë? Deri në 4-5 filxhanë nuk kanë efekte negative për shëndetin. Por e kemi tepruar nëse fillojmë të kemi pagjumësi, ankth ose takikardi.

Kafeina mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme për shumicën e njerëzve, me kusht që të mos teprohet. Kafeina gjendet natyrshëm në bimët që përdoren për të bërë kafe, çaj dhe çokollatë. Po ashtu, ajo është përbërës i shumë ushqimeve industriale.

Sa i përket çajit dhe kafesë, sasia e kafeinës gjithashtu mund të ndryshojë varësisht se si dhe ku gjethet dhe fara janë rritur, përpunuar dhe përgatitur. Një kanaçe me pije me kafeinë përmban midis 30 dhe 40 miligram, ndërsa një filxhan çaji jeshil ose i zi 30-50 mg, një filxhan kafe prej 80 deri 100 miligram, dhe pijet energjie deri në 250 mg.

Në rekomandimet e FDA-së (Federata e Ushqimit dhe Ilaçeve) specifikohet se: kafeja dhe çaji  dekafeinato ende përmbajnë kafeinë, edhe nëse në sasi më të vogla (2-15 miligram për një filxhan kafe). Kur kafeina është tepër? Deri në 400 miligramë në ditë, pra 4-5 filxhanë, nuk ka efekte negative, edhe pse kjo varet nga ndjeshmëria dhe metabolizmi i një personi. Disa sëmundje dhe ilaçe mund të na  bëjnë më të ndjeshëm ndaj efekteve të kafeinës. Po ashtu kujdes duhet të kenë nënat shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji.

Nëse filloni të vuani nga pagjumësia, ankthi, takikardia, nauzeja, dhimbje koke etj., atëherë jeni duke ekzagjeruar. Efektet fillojnë të jenë toksike, si kriza epileptike, nëse konsumohen menjëherë 1200 miligramë kafeinë.

FDA rekomandon që duhet bërë kujdes me produktet e prodhuara me kafeinë të pastër ose shumë të koncentruar. Një lugë çaji me kafeinë pluhur të koncentruar mund të përmbajë një sasi ekuivalente me 28 filxhanë kafe.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top