MC Networking

Sot votohet kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në KiE/ Spahiu: Besoj se do të arrihen 2/3 e votave (VIDEO)

Asambleja Parlamentare do të shqyrtojë sot raportin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ku nëse do të merren 2/3 e votave të 46 deputetëve, Kosova do kalojë një tjetër etapë të rëndësishme.

Politologu Nexhmedin Spahiu duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mendon se Kosova do t’i marrë shumicën e votave për anëtarësim në Këshillin e Europës, pasi ra kushtëzimi me Asociacionin.

Megjithatë ai nuk përjashton shtyrjen e vendimit, apo kushte të reja, siç mund të jetë përmbushja e planit franko-gjerman.

Po me gjasë pas rrëzimit të amendamenteve për kushtëzim të Kosovës, tani votimi është gati i sigurt, mbetet të shihet se çfarë do vendosë Këshilli i Ministrave, por me shumë gjasë sot do të kalojë. Besoj që më kryesorja që ka qenë insistimi i Serbisë, që pranimi i Kosovës të kushtëzohet me Asociacionit, ky mund të ishte pengesa kryesore, dhe tashmë meqenëse ky ka rënë, tani mbetet vetëm raundi i tretë. Tani mbetet vetëm vota individuale e këtyre deputetëve, që me gjasë janë shumica pro, duke marrë parasysh që edhe deputeti kroat i Bosnjë-Hercegovinës kishte deklaruar pro. Është ogur shperesëdhënës që votimi do të kalojë. Besoj se do arrihen 2/3 e votave. Me shumë gjasë po. Sikur të mos arrihet kjo shumicë natyrisht është një gjë e keqe për Kosovën dhe mbetet të bëjë përpjekje të tjera, lobim, e kështu me radhë. Ajo që duhet të bëjë Kosova më shumë është që të rregullojë çështjen e të drejtave të njeriut, të grave, të pakicave, që janë në interes të vendit. Ka edhe gjasa që edhe të shtyhet vendimi, ose të vendosen edhe kushte të tjera, si përmbushja e planit franko-gjerman. Kosova duhet të bëjë hapa që tregojnë vullnetin e saj në përmbushjen e këtij obligimi. Kosova mund ta çojë Asociacionin për rivlerësim në Gjykatën Kushtetuese, ose të bëjë hapin tjetër njohjen e pasaportave të Serbisë, që është gjë e parëndësishme, që tregon një vullnet të mirë që po ecim përpara. Por Asociacionin s’guxojmë ta bëjmë pa bërë edhe Serbia hapin e saj, që është hapja e misioneve të përhershme diplomatike”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top