MC Networking

Duka: Dy të arrestuar për abuzim seksual me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara. Detajet e para mbi ngjarjen (VIDEO) 

Dy persona janë arrestuar në Elbasan pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 31-vjeçar, me aftësi të kufizuara.

Të dyshuarit janë B. J., 44 vjeç, dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël të Elbasanit. 

Gazetarja Entela Duka raporton për edicionin e lajmeve në MCN TV që “denoncimi në polici është bërë gjatë ditën e djeshme, por ngjarja ka ndodhur në datën 4 prill. I është dashur kohë 31-vjeçarit që këtë informacion ta ndajë me nënën e tij dhe kjo e fundit ka bërë denoncimin. Dy të arrestuarit e kanë mohuar ngjarjen, duke u shprehur se në mënyrë kategorike s’është e vërtetë. Do ketë hetime të thelluara dhe ekzaminime në Spitalin e Elbasanit për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një abuzim”.

 

Në njoftimin e Policisë thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Duka: Dy të arrestuar për abuzim seksual me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara. Detajet e para mbi ngjarjen (VIDEO)  | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.