MC Networking

Kamberi: Ballkani ka shumë probleme, Shqipëria në ngërç me Greqinë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, situatën në Ballkanin Perëndimor e krahason me gotën gjysmë plot dhe gjysmë bosh.

Nga studio e MCN Live ai tha se nëse nisesh nga procesi i integrimit, duket sikur gota është gjysmë plot, por se Ballkani ka shumë probleme.

Shqipëria për fat të keq është në një ngërç me Greqinë, ende nuk e dimë vendimmarrjen për hapjen e dy kapitujve të parë, jo më larg se dje kishim një vendim të partisë Demokracia e Re që me kandidaturën e Fredi Belerit për eurodeputet, dha një mesazh që pavarësisht zgjidhjes që mori çështja këtu.

Por në diplomaci shpesh flitet me mesazhe dhe shteti grek, e cilëson si çështje të pambyllur.

Ballkani vuan ende nga shumë problematika kemi ende një situatë të paqartë në Bosnjë Hercegovinë, situata mes Serbisë dhe Kosovës, ngjan me një situatë loje lufte, me tension të vazhdueshëm edhe në kufi, gjithë kjo situatë e bën situatën gjysmë bosh.

Kemi zgjedhjet në Maqedoni, Shqipëria ka hyrë në një vit paraelektoral.

Të gjitha këto provojnë disa dinamika që duhen parë në vijimësi, mbi peshën që do të kenë në zhvillimet rajonale në tërësi.

Deri tani duket sikur të gjithë po punojnë që ky fitil që është ndezur të mos shkojë deri në fund.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kamberi: Ballkani ka shumë probleme, Shqipëria në ngërç me Greqinë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.