MC Networking

Çika: Për Kosovën më thelbësore tejkalimi i konfliktit me Serbinë, se sa anëtarësimi në KiE. Ballkani jo imun nga sulmet terroriste

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Emilio Çika tha në MCN Live se me thelbësore për Kosovën është tejkalimi i konfliktit me Serbinë, se sa anëtarësimi në KiE. Çika tha që konflikti në Lindjen e Mesme, mund ta largojë ose ta forcojë vëmendjen e SHBA-BE kundrejt Ballkanit. Ai vë në dukje se rajoni s’është imun ndaj terrorizmit, por sulmin e Banjskës e konsideron më shumë paramilitar se sa terrorist.

"Për Kosovën nëse arrin të përmbushë aspiratën, por edhe aleancat për t’u bërë pjesë, sepse në fund të fundit është çështje aleancash dhe negociatash për të dhënë votën pro, do ishte shumë pozitive në fund të fundit, çdo njohje nga shtetet apo organizatat qoftë rajonale, qoftë më gjerë, është pozitive për Kosovën. Por ajo që është shumë më thelbësore se sa anëtarësimi në këtë organizatë, është tejkalimi i përplasjes me Serbinë, se sa anëtarësimi në këto organizata. Puna është si do gjendet ‘modus operandi’, mënyra si do veprohet, për të zgjidhur këtë konflikt, që nëse nuk zgjidhet nuk çon para asnjë nga dy vendet, e veçanërisht Kosovën që është më e penalizuar në arenën ndërkombëtare.

Gjatë këtyre ditëve kam dëgjuar që përpiqet të bëhet një korrelacion mes asaj që ndodh aty në Lindjen e Mesme me Ballkanin Perëndimor. Ajo që ndodh aty mund të ketë lidhje qoftë me largimin e vëmendjen nga rajoni, për organizatat ndërkombëtare, por mund të ndodhë edhe e kundërta për forcim të vëmendjes nga komuniteti ndërkombëtar, kryesisht SHBA dhe BE që janë më të interesuara për rajonin. Nuk e di. Ajo që do uroja që nëse s’do ketë një vullnet nga të dyja vendet, na ka treguar historia që sado që përpiqen me presione, me sanksione, nëse nuk ekziston vullneti nga të dyja shtetet është pak e vështirë që të ketë një zgjidhje. Sulmin në Kosovë do ta cilësoja më shumë paramilitar se sa terrorist. Asnjë vend s’është më imun ndaj terrorizmit. Konflikti në Lindjen e Mesme mund të nxisë lëvizjet terroriste fetare, duke sulmuar qendra të vendimmarrjes në Europë. Në rajonin tonë s’kemi pasur sulme klasike terroriste, por mund të kemi edhe sulme teknologjike, Shqipëria është përballur me një sulm të tillë, duke marrë parasysh edhe Iranin”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Çika: Për Kosovën më thelbësore tejkalimi i konfliktit me Serbinë, se sa anëtarësimi në KiE. Ballkani jo imun nga sulmet terroriste | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.