MC Networking

Sulmi i Iranit mbi Izraelin, Kamberi: Kemi një luftë të dytë të ftohtë (VIDEO)

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, për sulmin e Iranit mbi Izraelin, thotë se konflikti është i mbartur prej vitesh.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë bërë të qartë Izraelit se nuk do përfshihen në kundërpërgjigjen e Izraelit.

Aktualisht komuniteti ndërkombëtar do e kishte të pamundur të mbante dy kunguj nën një sqetull, pasi bëhet fjalë për dy kunguj me mbushje bërthamore.

Konflikti në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, i cili mbetet ende një kërcënim për sigurinë në Europë, ka pasur deklarata dhe kundërdeklarata që shtonin tensionet.

Borrell në një deklaratë të djeshme tha se ne jemi një hap para greminës.

Pavarësisht kundër reagimit të Iranit ndaj Izraelit, mbrojtja raketore izraelite një nga më të kushtueshmet në botë, arriti të mos prodhojë asnjë viktimë.

Është shumë e rëndësishme që ende diplomacia ka mundësinë të mbajë këtë situatë në rajonin e Lindjes së Mesme.

A do të ketë Këshilli i Sigurimit, një rezolutë që dënon Iranin? Edhe mund të ketë.

Por atje shpesh vendimmarrjet pezullohen prej të drejtës së vetos që kanë pesë vendet e përhershme  anëtare të Këshillit të Sigurimit, mes tyre Kina dhe Rusia.

Kemi një dinamikë të marrëdhënieve ndërkombëtare mes shteteve. Kemi një luftë të ftohtë të dytë, që urojmë mos të bëhet e nxehtë.

Duket sikur shtetet luajnë me të njëjtat mjete për supermaci, por në thelb edhe lufta e ftohtë ambalazhin kishte ideologjinë.

Gjithë kjo situatë që ne shohim sot, qoftë konfliktet rajonale, edhe tensionet, është për shkak të interesave që kanë shtetet.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Sulmi i Iranit mbi Izraelin, Kamberi: Kemi një luftë të dytë të ftohtë (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.