MC Networking

Çika: Kundërpërgjigjja e Iranit ishte më shumë për te gjetur zgjidhje. SHBA i vetmi shtet garantor për Izraelin

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Emilio Çika duke analizuar konfliktin në Lindjen e Mesme, tha që SHBA ka një rol garantor për Izraelin në rajon. Sipas tij, kundërpërgjigjja e Izraelit ishte më shumë për të gjetur një zgjidhje, pasi sulmi ishte i paralajmëruar.

"Jemi në një fazë të re të konfliktit në Lindjen e Mesme. Historia na ka treguar që konfliktet në rajon kanë qenë të vazhdueshme duke pasur kryeqendër Izraelin. Izraeli është i rrethuar nga vende jo miqësor, por është përpjekur që me ndikimin e aleatëve kryesore dhe SHBA-ve, të krijoj edhe aleanca me vende arabike, apo me shumicë myslimane jo arabike. Doktrina e periferike quhej, që të bënte marrëveshje me shtete me shumice islamike, jo arabike. Kemi përpjekje të Izraelit për bashkëpunim me vende arabike, ku Irani s’i përket këtij konteksti. Kemi edhe rolin e SHBA-ve që me presionin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ka arritur të shtrijë edhe aleancën me Izraelin. SHBA është i vetmi shtet garantor për Izraelin, qoftë në mbështetjen politike, ekonomike dhe ushtarake, me paketa të vazhdueshme, të përvitshme për Izraelin. Izraeli ka një zhvillim të madh si shtet në aspektin teknologjik. Kemi një kundërpërgjigje të Iranit për atë që Irani e konsideron si sulm brenda territorin. Në të drejtën ndërkombëtare ambasada dhe konsullata konsiderohet sulm ndaj shtetit. Kundërpërgjigjja që erdhi ishte me shumë për të gjetur një zgjidhje. Mënyra si u bë sulmi dhe paralajmërimet dhe informacioni i vazhdueshëm që do ketë një sulm me këtë lloj armatimi, do vijë për kaq orë...Ishte kundërpërgjigje e Iranit për të barazpeshuar atë goditje të Izraelit. Jemi në fazën se si do jetë përgjigjja e Izraelit, do jetë apo joPër fat të keq kemi një vendim për kundërpërgjigje nga Izraeli, por për fat të mirë s’ka një afat kohor dhe mënyrën si do ndërhyhet, gjë që jep hapësirë për ndërhyrje nga SHBA”.

Ai tha se sot ka një qëllim të qartë nga Rusia dhe Kina, që është rënia e dominancës së SHBA-ve në aspekt global.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top