MC Networking

Ish-vjehrrit ia morën çunin 3 vjeç/ Ille Gjuni: Dua të ma kthejnë djalin, nuk e di ku ma kanë çuar

Prej katër ditësh një fëmije 3 vjeç në Durrës është marrë nga gjyshërit duke mos iu kthyer më të ëmës, pas vizitës së përjavshme që ai bënte me ta.

Kjo pasi babai i të miturit ka ndërruar jetë rreth një vit më parë në një aksident me makinë dhe nusja ishte kthyer te prindërit.

Nëna e 3-vjeçarit Ille Gjushi, që mbahet i fshehur nga gjyshërit e tij nga ana e babait, ka kërkuar nga policia të gjejnë se ku ndodhet i mituri, i cili prej katër ditësh rezulton i zhdukur.

Ille Gjuni ka deklaruar për mediat se është e shqetësuar për fatin e fëmijës së saj, pasi nuk e di ku ndodhet dhe nëse është mirë.

Ajo është shprehur se nuk ka dijeni pse vjehrrit ia kanë marrë djalin, duke shtuar se nuk e ka penguar kurrë fëmijën të shkonte tek gjyshërit.

Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mirë. Kërkoj nga policia të bëjë të mundur gjetjen e tij.

Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurrë fëmijën të shkonte te gjyshërit e tij.

Marrëdhënia ime me ish-vjehrrit ka ndryshuar për të keq pas vdekjes së burrit tim, dhe ata donin që të ma mbanin djalin me zor.

Unë kam ikur me zor nga shtëpia e tyre dhe jetoj te prindërit e mi. Megjithatë çdo fundjave u kam çuar djalin për vizitë nga ora 9 e mëngjesit deri në 15h, edhe pse ligjërisht nuk e kemi caktuar. Kur të shtunën nuk ma kthyen i jam drejtuar policisë.

Nëna ka denoncuar vjehrrit e saj në policinë e Durrësit pasi nuk i kanë kthyer fëmijën dhe nga uniformat blu është ndaluar 58-vjeçarit, Rexhep Gjuni, ndërsa e shoqja dhe nipi i tyre s’janë gjetur vendndodhjen.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top