MC Networking

Mziu: Synojmë unifikimin e opozitës, PD do të vijë në pushtet në zgjedhjet e para që do bëhen (VIDEO)

Deputeti i PD-së Xhelal Mziu në studion e MCN Live ka hedhur poshtë zërat se ka një marrëveshje mes dy palëve PD-PS.

Ndërsa sa i përket përgatitjeve të opozitës për zgjedhjet, Mziu tha se  janë duke kërkuar kthimin e koalicioneve, do të kërkohet shtrëngimi i masave ndëshkuese për shkeljet zgjedhore.

Sipas tij listat e hapura mbeten një opsion pasi është qytetari për atë që vendos për listat e hapura.

Para ca kohësh ishim në debat pse ne nuk lejonim zhvillimin e seancave normale dhe dilnim përtej limiteve, por dalja në atë lloj proteste për moslejimit të seancave plenare ishte e justifikuar për shkak të hegjemonisë që përdorte maxhoranca ku opozita konsiderohej thjeshtë si kukull, pa asnjë rol dhe tani nuk besoj se nëse ne arritëm ti kthehemi normalitetit dhe votojmë një ligj që merr dhe dakordësinë e opozitës, ne krijojmë një marrëdhënie.

Një bashkëpunim i opozitës dhe maxhorancës është absurde se në asnjë rrethanë qoftë dhe për votimin e ligjit për amnistinë u morën në konsideratë amendamentet e propozuara nga PD dhe nuk ishte një amnisti që ndodhte për herë të parë. Më kryesorja është se ishte totalisht legale dhe e justifikuar por kjo s’do të thotë se ne nuk e vazhdojmë betejën dhe nuk mund të konsiderohet bashkëjetesë e ngushtë mes pozitës dhe opozitës.

Më tej ai shtoi se me rëndësi është se disa gjëra kanë marrë zgjidhje në funksion të ligjit me ngritjen e komisioneve hetimore dhe mbetemi shpresë plotë që të gjendet një dakordësi ku të implementohen dhe problematikat e gjetura nga PD.

E rëndësishme është që është futur në axhendë deri në korrik për tu mbyllur dhe rakordon me afatin kohor për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe ka një nëngrup që po merret me këtë nën çështje dhe kryefjala mbetet koalicionet parazgjedhore, vota e diasporës për të krijuar të gjitha standardet e nevojshme dhe së treti shtrëngimi i masave ndaj çdo shkelje apo cenimi të votës.

Kemi opsion dhe listat e hapura pra këto janë termat e përgjithshme kryesore që janë pjesë e kërkesave të opozitës për të gjetur zgjidhjen e tyre në kodin zgjedhor. Listat e hapura ngelen opsion, patjetër që e duam nuk ka ndonjë subjekt tjetër që është më i interesuar se ne për këtë.

Për mua ngërçi kryesor janë lokacionet parazgjedhore dhe shtrëngimi i masave ndëshkuese ndaj çdo shkelësit të kodit zgjedhore. Synojmë unifikimin e opozitës dhe jemi të fokusuar maksimalisht në zgjedhjet e 2025 dhe jemi duke punuar për të imponuar me forcën e ligjit që të kemi një kod zgjedhor të barabartë për ti dhënë të drejtën çdo votuesi sidomos atyre jashtë vendit dhe për të krijuar një maxharancë pranverën që do vijë. PD do të vijë në pushtet në zgjedhjet e para që do bëhen.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Mziu: Synojmë unifikimin e opozitës, PD do të vijë në pushtet në zgjedhjet e para që do bëhen (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.