MC Networking

Përplasjet mazhorancë-opozitë/ Kume: Një lloj ‘bashkëjetese’ në qetësi. PS arriti qëllimin, i ka lidhur duart opozitës për Komisionet Parlamentare (VIDEO)

Fakti që përplasjet mazhorancë-opozitë brenda Parlamentit duket se u shoshitën, për gazetarin e politikës Mariglen Kume, ato më shumë mund të shihen si një ‘bashkëjetesë’ në qetësi.

Në ‘MCN live’, Kume thotë se opozita duhet të pranojë faktin që ka dështuar në përpjekjen opozitare, sidomos pas votimit të mazhorancës për ‘çështjen Xhaçka’.

Për Kume, opozita gjendet në gjendjen si katrë muaj më përpara.

Ka një mungesë koherenca nga ana e GP të PD-së. Pse nisem neve protestën e opozitës që zgjati 4 muaj, sepse ju mohua një e drejte kushtetuese për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Çfarë ndodhi tani, z.Bardhi dhe tërë deputetët e GP, thonë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese është ekuivalent, i barasvlershëm më nenet e Kushtetutës, dhe pretendojnë se mazhoranca ka shkelur vendimin e Kushtetueses me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkes. Pra, pasi cenohet kjo e drejtë kushtetuese, e drejtës së opozitës, ju refuzohen një gjë e tillë. Pra, jemi njësoj si katër muaj më përpara.

Atëherë, pse kemi një përshkallëzim të situatës, por kemi një lloj ‘bashkëjetese’ në qetësi.

Dhe e  dyta, duhet te jeni qoftë edhe ju ose ti kërkoni si GP llogari atyre që kanë negociuar ose duhet të pranoni që dështuat në atë përpjekje opozitare ose të jeni më të sinqertë.

Kume numëron faktet në të cilat sipas tij, mazhoranca i ka lidhur duart opozitës, sa i takon Komisioneve Hetimore dhe Reformës zgjedhore.

Keni dy Komisione hetimore që u ngritën me ligjin e ti që e miratoj mazhoranca dhe fakt është që po provohet se të dytë kanë ngecur. Pra, mazhoranca u ka lidhur duart, arriti qëllimin e saj për të sjelle një normalitet në Parlamentar ndërkohë u ka lidhur duarat sa i takon Komisioneve Hetimore, kane ngecur, nuk funksionojnë për shkak të ligjit të ri të miratuar.

Ndërkohe edhe te Reforma zgjedhor, unë shoh te kalendari që u miratua dje, kemi më bëjmë me plotësim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, dhe nga fundi kemi kërkesat e opozitës që kanë të bëjnë me rikthimin e koalicioneve, etj, pra pasi të ezaurohen dhe kur vjen puna te propozimet politike të tyre, jo nuk jemi dakord, dhe mund tu thonë edhe ndërkombëtareve që ja ‘këta nuk miratojnë rekomandimet tuaja’.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Përplasjet mazhorancë-opozitë/ Kume: Një lloj ‘bashkëjetese’ në qetësi. PS arriti qëllimin, i ka lidhur duart opozitës për Komisionet Parlamentare (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.