MC Networking

Institucionet “zvarrisin” transparencën. Mbi 1 mijë ankesa ndaj autoriteteve publike

Më shumë se 30 ditë i duhen qytetarëve shqiptarë për të marrë një informacion nga institucionet shtetërore pavarësisht se ligji për të drejtën e informimit parashikon një afat jo më shumë se dhjetë ditë.

Sipas një vëzhgimi të bërë nga MCN, vetëm gjatë vitit 2022, qytetarët kanë depozituar pranë zyrës së komisionerit mbi 1000 ankesa ndaj autoriteteve publike nga ku shqyrtimi i 42 vendimeve ka marrë 2168 ditë kohë. 

Jo më pak kanë qënë dhe ankesat e vendimet edhe në vitet paraardhëse. Referuar të dhënave të publikuara përgjatë viteve 2015-2021, zyra e komisionerit ka shqyrtuar 291 vendime ku rezulton se në vitin 2017 qytetarët kanë pritur në total 3910 ditë për të marrë përgjigjem ndërsa në vitin 2018 3178 ditë duke shënuar edhe vitet me numrin më të lartë të ankesave dhe tejzgjatjes së afateve.

Por si e shpjegon komisioneri për të drejtën e informimit Besnik Dervishi, vonesat në kthimin e përgjigje nga ana e institucioneve shtetërore.

Edhe pse në ligjin për të drejtën e informimit parashikohet lista e informacioneve që duhen bërë publike pa kërkesë, përfshirë edhe strukturën organizative të institucioneve, pagat, arsimin dhe kualifikimin e punonjësve jo të gjitha autoritet publike e zbatojnë këtë.

Edhe pse që prej shtatorit të vitit 2021, qeveria ka krijuar Agjensinë për Media dhe Informim duke i lënë në dispozicion një fond prej 230 milionë lekë për pagat e punonjësve me qëllim sigurimin e transparencës në lidhje me politikat, projektet dhe aktivitet e qeverisë dhe institucioneve publike në varësi të saj, vetë agjensia nuk i përgjigjet qëllimit për të cilin është krijuar.

Për periudhën janar 2022-dhjetor 2022, në adresë të Agjensisë për Media dhe Informim kanë mbërritur 53 kërkesa nga gazetarë dhe media vendase dhe të huaja. Këtu përfshihen 18 kërkesa për informacion, nga të cilat 9 kanë marrë përgjigje nga agjensia dhe 9 të tjera janë deleguar tek institucionet përgjegjëse për informacionin e kërkuar, për përputhje me parashikimet e ligjit nr.199, dt 19.09.2014, “Për të drejtën e Informimit”.

Po ashtu, janë 35 kërkesa nga media për qëndrime, reagime apo komente nga kryeministria apo qeveria mbi çështje të ndryshme, të cilat kanë marrë përgjigje nga agjensia.

Gjithashtu, interesit të Mcn lidhur me rolin sqarues për informimin e publikut lidhur me cështje me interes si inceneratorët apo Mek Gonigal, Agjensia i është përgjigjur duke vënë në dispozion linqe nga qendrimet e ish kreut të saj Endri Fuga ndonëse në raste të ngjashme për cështje të tjera vetë MCN nuk ka marrë përgjigje lidhur me qëndrimin e qeverisë sa i përket publikimit të emaileve të kryeministrit nga faqja Homeland Justice apo edhe arrestimi i ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së financave.

Por a mund ta zgjerojë hapësirën ligji për të drejtën e informimit edhe në subjektet private për çështje që kanë interes publik.

Dervishi thotë se transparenca e institucioneve shtetërore nuk mund të varet vetëm nga puna e komisionerit pasi duhet autoritetët të detyruarit e parë që duhet të japin informacion lidhur me programet e tyre.

 

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top