Tre ditë pas samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama u gjend në Stamboll ku u takua me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Kreu i qeverisë mori pjesë në forumin e TRT WORLD, një platformë debati mbi axhendat rajonale dhe globale ku nuk munguan as bisedat miqësore dhe afrimiteti me presidentin turk, pamje të cilat zyra e kryeministrit u kujdes t'i niste me urgjencë.
Kryeministri e nisi përshtypje personale për ish-kancelaren Merkel dhe e përfundoi me lavdërime për presidentin Erdogan si faktor kyç në stabilitetin e Europës e nisi fjalimin
Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, në Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është agresor dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tonë. Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që i hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë.
Përballë presidentit Erdogan, një mesazh Rama e kishte dhe për partnerët europianë dhe ndërkombëtare.
Turqia nuk është një fuqi e tretë, nuk është një tjetër “i huaj” në pjesën tonë të Europës sepse një pjesë kuptimplotë e historisë sonë të shtet formimit po edhe integrimit tonë në komunitetin euro-atlantik është e ngërthyer me historinë dhe rrugëtimin e Turqisë.
Turqia është një fuqi rajonale dhe për rajonin tonë, për Ballkanin Perëndimor është vendimtare.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkuan se ka diskutuar me Erdogan edhe mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon dhe komunitetit politik europian. Ndonëse është e paqartë nëse pjesë e bisedimeve ka qene edhe kërkesa e Ankarasë për deportimin e mbështetësve të Fetullah Gulen nga Shqipëria.
0 Comments: