MC Networking

Krimi depërton në radhët e policisë, “FactCheck” zbardh shifrat: Në 11 muaj 270 efektivë në pranga dhe në hetim, shkelën ligjin

Vetëm në 11 muajt e parë të vitit 2023, numri i policëve të referuar në prokurori për shkelje të ligjit arrin në 264 efektivë.

Veprimet e tyre janë konstatuar shkelje penale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila ia ka kaluar prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Nuk kanë munguar të arrestuarit në flagrancë ku në harkun kohor janar-nëntor sipas statistikave që ka siguruar emisioni “FactCheck” numri i tyre arrin në 18 efektivë. Të gjithë këta janë arrestuar në kushtet e flagrancës, çka do të thotë në kryerje e sipër të një krimi.

Ndërsa AMP ka kryer këto arrestime nuk kanë munguar edhe urdhrat e prokurorisë apo vendimet e gjykatave. Ku në 10 muaj ato llogariten në 20 masa 'arrest në burg' dhe 4 masa 'arrest shtëpie'.

Në shkeljen e ligjit edhe pse paguhen si rojtarë të tij nuk kanë munguar edhe struktura më e lartë në varësinë e policisë së shtetit, Garda e Republikës.

Në këto 10 muaj në pranga kanë rënë 2 gardistë, ndërsa pesë efektivë të Gardës janë referuar në prokurori për vepra penale të rënda.

Por, këto nuk janë të vetmet shifra që tregojnë një situatë të rëndë brenda rradhëve të policisë. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës e cila ka konfirmuar masa sigurie, tregojnë se edhe zyrtarë të lartë policie shkelin ligjin.

Operacioni “Flakë në det” zbuloi se si shefi i komisariatit të policisë në Kurbin (Laç) ishte kthyer në mburojë e narkotrafikut duke lejuar këtë aktivitet kriminal dhe duke siguruar që i kërkuari i drejtësisë shtetasi Gëzim Çela të mos arrestohej.

Ishin hetimet e partnerëve dhe Prokurorisë së Posaçme që zbuluan grupin kriminal duke kryer arrestimin e disa personave mes tyre dhe Dritan Metaj, që sot ndodhet në burg.

Pak javë përpara operacionit “Flakë në Det” në kuadër të operacionit dhe dosjes së etiketuar “Metamorfoza” në prangat e kolegëve ranë edhe Oltion Bistri si dhe shefi i krimeve në Policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj.

Mbrëmjen e 20 nëntorit në pranga ra edhe shefi i krimeve Dedan Gjoni ndërsa kolegia e tij, Jonida Babameto u pezullua nga detyra.

Sipas hetimeve të SPAK këta efektivë në detyrë ishin përfshirë ne shkelje ligjore duke siguruar informacione sekrete për lëvizje të shtetasve që duheshin vrarë për rivalitetet në grupet e drogës ku Gjoni e Babameto ishin pjesëtarë.

Prangave nuk i shpëtoi edhe ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës për të cilin SPAK thotë se është përfshirë në shkelje të ligjit në pastrim parash e përkrahje autorit të krimit.

Policë të arrestuar, përjashtuar dhe nën hetim

Janar- Përjashtuar 4 Policë; 12 të referuar në prokurori

Shkurt- Referuar në prokurori 17 policë; 1 polic i arrestuar në flagrancë

Masa nga Prokuroria/Gjykata- 9 policë nën masën e sigurimit ‘arrest në burg’; 4 policë nën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi'

Mars- 11 punonjës policie të referuar në prokurori; 1 punonjës Garde referuar në prokurori

Masa nga Prokuroria/ Gjykata- 2 punonjës policie nën masën e sigurisë ‘arrest në burg’

Prill- 15 punonjës policie referuar në prokurori; 3 të arrestuar në flagrancë

Masa nga Prokuroria/ Gjykata- 1 polic nën masën e sigurisë ‘arrest në burg’

Maj- 28 policë të referuar në prokurori; 1 përjashtim nga policia; 4 policë të arrestuar në flagrancë

Masa nga Prokuroria/Gjykata- 1 polic nën masën ‘arrest në burg’

Qershor- 28 policë të referuar në prokurori; arrestuar në flagrancë 2 policë

Masa nga Prokuroria/Gjykata- 4 policë nën masën ‘arrest në burg’; një ish-polic në kërkim; 1 polic i përjashtuar nga policia

Korrik- 25 policë të referuar në prokurori; 3 gardistë të referuar në prokurori; 2 policë të arrestuar; 1 gardist i arrestuar

Gusht- 27 policë të referuar në prokurori; 2 gardistë të referuar në prokurori; 2 policë të arrestuar, 1 gardist i arrestuar

Shtator- 47 policë të referuar në prokurori; 6 policë të arrestuar në flagrancë

Masa nga Prokuroria/ Gjykata- 3 policë nën masën e sigurisë ‘arrest në burg’

Tetor- 36 policë të referuar në prokurori

Pezulluar me vendim gjykate 14 efektivë policie

Nëntor- 18 policë të referuar në prokurori; 1 polic i arrestuar; 5 policë pezulluar me vendim gjykate

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top