MC Networking

Boksieri shqiptar në Belgjikë: Ja si e munda në ring serbin me përvojë më të madhe në boks 

Ari Avdimetaj, boksieri nga Deçani i Kosovës, i cili vepron në Belgjikë.

Për shikuesit e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, boksieri 22 vjeçar thotë se arriti ta mposht në ring boksierin serb më të madh në moshë dhe përvojë në boks.

Unë arrita që për një raunde ta mposht boksierin serb, por trajneri më tha që të vazhdoj në 6 raunde, sepse më duhej për përvojën time.

Si fillim e investigova si ndeshje, se si ishte situata me të, por arrita të kuptoj që në 10 sekondëshin e parë që ndeshja është në dorën time, më pas gjërat shkuan sipas planit.

Të humbisja kudër serbit do ishte e rëndë, aq më pak që unë shkoj për fitore në ring.

Në ring jam futur me këngën “Mora fjalë” dhe më besoni që aty filloi motivimi,

Ne kishim 15 vjet diferencë më boksierin serb, nuk e kam njohur asnjëherë, por di që normalisht ka më shumë vite përvojë.

Unë ka filluar që 10 vjeç sportin e boksit dhe dua të arrij majat në tring.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top