Vetëm pak ditë më parë, u rizgjodh në detyrë si kryetar i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.
Zgjedhjet u zhvilluan përmes një procesi të mbyllur, pa praninë e mediave dhe pa garë, ku Gjinushi, një politikan në pension, mori 98 përqind të votave.
Gjuhëtari Agron Dalipaj në një intervistë për emisionin “Xhadat” akuzon Akademinë e Shkencave se mbështet tezat e Akademisë së Shkencave të Serbisë në lidhje me origjinën e gjuhës shqipe.
Dalipaj tha se profesorët Rami Memushaj e Xhevat Lloshi menjëherë sapo doli përfundimi i revistës amerikane "Science" se gjuha shqipe është 6000 vjet e folur pa ndërprerje, deklaruan se "shqipja është e vjetër 1500 vjet e jo 6000 ".
Lidhur me këtë Dalipaj thotë se asnjë akademik nga Akademia e Shkencave nuk doli të përgënjeshtrojë ato çka thanë dy profesorët e lartpërmendur. Sipas tij albanologjia zyrtare e Tiranës është në unison me Akademinë e Shkencave të Serbisë, për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre!
Për Dalipaj-n, albanologjia zyrtare e Tiranës është e gjitha në shërbim të interesave sllave duke theksuar se është një institucion antishqiptar. Kjo pasi Akademia e Shkencave nuk pajtohet me rezultatin shkencor të pakontestueshëm të 32 shkencëtarëve amerikanë të revistës "Science" për vjetërsinë e gjuhës shqipe.
1 Comments: