MC Networking

Video/ Anila Denaj paraqitet në SPAK, do të pyetet për koncesionin e sterilizimit

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj është paraqitur sot në SPAK. Denaj është paraqitur sot e vetme në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa mësohet se do të merret në pyetje për çështjen e sterilizimit. Kujtojmë se koncesioni i sterilizimit është kallëzimi i parë në SPAK, ndërsa përveç saj disa herë është thirrur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Prej disa ditësh në qendër të vëmendjes së diskutimeve të politikës është afera e inceneratorëve, ndërsa ish-paraardhësi i saj, Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Anila Denaj mori postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018, deri në shtator 2021, kohë kur u zëvendësua nga ministrja aktuale Financave Delina Ibrahimaj. Aktualisht Anila Denaj është deputete e qarkut Vlorë.
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top