Një të gjashtën e parave të buxhetit të shtetit prej 6.3 miliard euro të Shqipërisë, policia italiane dhe ajo spanjolle ja ka sekuestruar grupeve kriminale shqiptare për më pak se një javë.
Emisioni FactCheck në MCN TV zbardh detaje të operacionit ku u sekuestruan 10.1 ton kokainë me pastërti 87 % e destinuar për treg dhe sipas hetimeve do tu sillte shqiptarëve fitime në vlerën e 1.2 miliard eurove.
FactCheck ka siguruar të dhëna mbi trafikun e kokainës ku rezulton se 5.3 ton kokainë të sekuestruar nga Guardia di Finanza ishin nisur nga porti i Santa Domingue në Republikën Domenikane për tu zbarkuar në det të hapur nga një anije në një peshkarexhë.
Anija e përdorur për këtë trafik është Plutus siç dhe shihni në pamje, anije tashmë e sekuestruar nga Guardia di Dinanza dhe e ankoruar në portin e Termini në Paleromo.
Kjo është një anije transporti nafte e cila destinacion final kihste turqinë ndërsa nga ndjekja e policisë italiane është zbuluar se në det të hapur ka kaluar kokainën tek peshkarexha “FERDINANDO D ARAGON” po ashtu e sekuestruar.
Në bordin e peshkarexhës “D Aragon” policia kapi pesë persona të dyshuar pjesë e trafikut mes tyre shqiptarin Elvis Lleshaj 35 vjeç.
Por çfarë përfaqëson peshkarexha e cila u përdor për zbarkimin e drogës nga anija e transportit të naftës PLUTUS.
FERDINANDO D ARAGON është emri i Dukës së Kalabrisë deri në vitin 1550. Kjo anije e cila prej vitesh ishte një peshkarexhë për peshk, por tani është një provë materiale pasi në bord ju gjet sasia rekord e drogës sekuestruar ndonjëherë në nga forcat e rendit në Itali 5.3 ton kokainë.
E teksa kjo është sasia rekord e kapur nga Italianët për të cilën kanë nisur verifikimet edhe në territorin shqiptarë, një tjetër goditje grupet shqiptare kanë marrë nga Policia Nacionale në Alicante të Spanjës.
Brenda kutive me banane në një magazinë në Alicante janë gjetur 400 pako kokainë e cila pas peshimit ka rezultuar në një peshë totale prej 4800 kg ose 4.8 ton.
Sipas hetuesve spanjollë kjo drogë në treg do të kishte një qarkullim në 265 milion euro fitime për trafikantët.
Por si u zbulua ky grup. Sipas komunikatës së policisë në Alicante siguruar nga FactCheck, në muajin qershor rezulton se agjencitë partnere kanë informuar policinë Spanjolle nëpërmjet shërbimeve diplomatike.
Zyrat nga Bullgaria, Maqedoninë e Veriut, Ukrainë dhe Shqipëria kanë njoftuar Spanjën se shtetas shqiptarë po përgatiteshin të ndërtonin një bazë narkotrafiku për sasi të mëdha kokainë në rajonin e Alicantes.
Kjo sasi prej 10.1 ton e sekuestruar në më pak se një javë tregon se grupet shqiptare janë ngjitur në majën e trafikut të kokainës.
Nëse në Shqipëri e përkatësisht portin e Durrësit sasia rekord është ajo prej 613 kg sekuestruar Arbër Çekajt, jashtë kufijve shqiptarët lëvizin tonelate droge.
Array
0 Comments: