MC Networking

FactCheck/ Shtohet piramida e vrasjeve Nikulaj-Lekstakaj, i fundit “Toli” i 1997-ës (VIDEO)

Tre muaj nga vrasja e Ardian Nikulaj në Lezhë dhe 24 orë nga vizita e ministrit të ri të brendshëm në drejtorinë e policisë në këtë qark, krimi sfidoi duke shtuar bilancin e të vdekurve nga një hamsëri prej më shumë se një dekade. Pasditen e të mërkurës të shtënat nga automatiku kallashnikov do ti merrnin jetën me katër plumba Nikolin (Marku) Lekstakaj. Lekstakaj i njohur edhe me pseudonimin Toli është anëtar i fisit me të cilët Nikulaj janë në hasmëri dhe nipi i tyre Edmond Haxhiaj dyshohet se planifikoi, financoi dhe realizoi vrasjen e Ardianit më 19 Prill 2023. Vrasja e Nikulajt për policinë dhe prokurorinë tashmë është zbardhur ndërsa të dyshuarit mes tyre Haxhia dhe anëtarët e grupit të vrasjes me pagesë janë arrestuar jashtë vëendit. Pak pas ekzekutimit të Nikolin Marku Lekstajaj, policia tha se dyshimet janë se krimi është kryer për gjakmarrje. Teksa policia e shtetit zbardhte vrasjen e Nikulajt, media dhe gazetari Edison Vatnikaj pyeti për masat që janë marrë për të parandaluar një tjetër krim për shkak të gjakmarrjes. Kur kanë kaluar 72 orë nga vrasja që rriti bilancin e një hasmërie Policia e Shtetit ka mundur të gjej deri më tani automjetin e shkrumbuar pas krimit të denoncuar të vjedhur në berat dhe skeletin e një arme automatik. Viktima i fundit nga kjo hasmëri është pikërisht edhe personi për të cilin dyshohet se kanë nisur në vitin e mbrapshtë 1997 konflikti midis dy fiseve, Nikulaj e Lekstakaj. Nikolin (Marku) Lekstakaj më 1997 në një pikë karburanti ka debatuar për 1000 lekë dhe nga ajo ditë e 26 vite pas, gjakmarrja ka prodhuar viktima dhe një plagë që as shteti s’ka mundur ta kurojë, parandalojë apo ndal!
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top