Mirlind Daku mund të jetë prurja e re në kombëtare shqiptare të futbollit. Sulmuesi nga Kosova, është pajisur më pasaportë shqiptare dhe është gati për kombëtaren kuqezi.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar sulmuesin Mirlind Daku dhe mund të luajë me skuadrën e Sylvinhos pa asnjë problem.
Në fakt, sulmuesi 25-vjeccar e ka shprehur edhe më parë dëshirën për të luajtur me Shqipërinë dhe duket se kjo do i realizohet shumë shpejt.
Në sezonin e fundit, Daku ishte pjesë e skuadrës së Mura në Slloveni, ku regjistroi statistika të shkëlqyera, me 19 gola të shënuar dhe dy asiste, në 33 ndeshje.
0 Comments: