MC Networking

Shpërdorim detyre, Prokuroria procedon penalisht drejtoreshën e konvikteve Anila Shehu

Anila Shehu
Më 8 maj përpara SPAK studentë dhe aktivistë dorëzuan një kallëzim ndaj institucioneve përgjegjëse për shpërdorimin e detyrës dhe abuzimin me fondet në lidhje me Konviktet e Qytetit Studenti. Më 10 maj SPAK shpalli moskompetencë duke ia kaluar çështjen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo e fundit ka nisur procedim penal ndaj drejtoreshës së konvikteve Anila Shehu, për shpërdorim detyre. Por prokuror është caktuar Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj, i cili sipas studentëve ka lidhje të forta me Partinë Socialiste. Për këtë çështje, të martën në orën 10:00 studentët do të japin një deklaratë për media para Prokurorisë.
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top