MC Networking

Uji i Syrit të Kaltër drejt Italisë, Zilja: Dëm i pallogaritshëm, s’mbetet asnjë metër kub në Shqipëri (VIDEO)

Publicisti dhe ish-kryebashkiaku i Vlorës Gëzim Zilja, për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për marrjen e ujit të Syrit të Kaltër nga shteti fqinj, deklaroi se ujërat do të kalojnë me tubacione në Itali.

Nga studio e MCN Live, ai tha se bëhet fjalë për një projekt të vjetër që daton në dhjetor 1997, i cili u bë publik në vitin 2001, ndërsa sot flitet për një projekt 1 miliard dollarë.

Zilja shtoi se 100 kilometër tubacion janë në tokë nga Syri i Kaltër te Kepi i Karaburunit, 85 kilometër janë në det në Adriatik me thellësi maksimale 855 metra.

Nga aty kanë një rezervuar të madh, do e depozitojnë dhe do e shpërndajnë nëpërmjet rrjeteve ekzistuese.

Do të marrin rreth 5.5 metër kub në sekondë dhe në projektin e parë mendohej që të merrnin mbi 4 metër kub për sekondë dhe 0.7 metër kub t’ia linin Shqipërisë dhe gjatë vijës që kalon tubacioni të kishte disa nëndegë, për Qeparoin dhe Palasën.

Po 0.7 metër kub është sasi mjaft e vogël, plus që Gjirokastra, Përmeti, Vlora, jugu është i varfër për ujë. Dëmi që i bëhet Shqipërisë është i pallogaritshëm.

Atje ku shkon lumi deri sa derdhet në det. Ka gjelbërim dhe jetë, gjithë ato vende ku kalon lumi lulëzojnë, kalim i tubacioneve bën që aty të thahet gjithçka.

Ne mund të eksportojmë një sasi uji, por jo të thajmë gjithë zonën atje. Ne nuk e shfrytëzojmë sot, por Qeparoi, Himara dhe Vlora digjen për ujë.

Kjo mund të shfrytëzohej, por nuk bën vaki në asnjë vend në botë që lumi të kalojë në një tubacion.

Pa investime të huaja, Shqipëria nuk ecën dot përpara, nuk jam kundër por nuk ka ujë në Dhërmi, në Palasë dhe bërtasin gjithë ditën turizëm elitar.

Kontrata e re e para një jave thotë se investimi mbyllet për 4 vjet, nëse projekti i parë lejonte 0.7 metër kub në Shqipëri, me projektin e ri nuk mbetet asnjë metër kub ujë në Shqipëri.

Diku kam lexuar se marrëveshja zgjat për 30 vjet.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top