MC Networking

Fishta: Policët pa sigurim jete dhe s’përfitojnë kredi. Kanë frikë të kërkojnë të drejtat te eprorët!  

Kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit Sadetin Fishta në një intervistë për emisionin “Fact Check” theksoi se efektivët s’kanë ende sigurim jete, sepse për ta realizuar këtë qeveria duhet të alokojë për “blutë” një fond të veçantë. Ai vuri në dukje se ka një ligj të vitit 2015-të për sigurimin e jetës, por që deri më sot nuk është pasur nga një VKM nga qeveria.

Ka që në 2015-ën ligji që ka hyrë në fuqi. Neni që thotë për sigurimin e jetës rregullohet me VKM. Që nga 2015-ta deri më sot s’ka dalë vendimi i qeverisë për të realizuar sigurimin e jetës. Nga informacioni dhe kontaktet që kemi me Drejtorinë e Përgjithshme është problem fondi, sepse qeverisë i duhet të alokojë një fond të veçantë çdo vit. Të shpallur dëshmor janë 167 punonjës. Është non sens që punonjësit e policisë s’kanë sigurime. Kur s’ka reparti RENEA! Ne kemi dashur që vet si sindikatë ta realizojmë edhe privatisht për policë sigurimi kolektiv. Na janë ofruar oferta nga kompanitë e sigurimeve, para firmosjes së kontratës, që me 5 mijë lekë të vjetra në muaj të realizonim një sigurim jete, duke futur edhe dëmtimet, shtrimet në spital. Në një kohë që po rrisim pagat për gjithë strukturat e shtetit, ta lëmë një punonjës policie pa sigurim jete! Ne s’kërkojmë diçka jashtë ligjit”.

Po ashtu Fishta tha se efektivët nuk përfitojnë nga kreditë e buta në bazë të ligjit, por nga marrëveshjet e Drejtorisë së Policisë me bankat.

Fishta shtoi se policët kanë frikë nga eprorët dhe shpesh heshtin për të drejtat e tyre.

Kam informacion që kredi të buta kanë marrë edhe policë brenda Policisë së Shtetit, por jo në bazë të ligjit, por me marrëveshje të drejtorisë me bankat. Edhe ky ligj s’zbatohet. Po të marrim formularët e të pastrehëve që kanë aplikuar në bashki, nuk kanë përparësi. Vendimi që do dilte në bazë të ligjit do përcaktonte se kush do ishte institucioni që do ta jepte këtë kredi. Dhe sot e kësaj dite punonjësit e policisë paguajnë qira. Mund të ketë edhe gruan pa punë dhe dy fëmijë për shkollë, llogarite me rrogën e vet sa i del niveli jetik... Është nën nivelin jetik.

Marrëdhënia drejtues-vartës te ne ka probleme. Vartësi ka frikë të ankohet edhe për të drejtat e tij. Kemi policë që kanë frikë për të drejtat e veta”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Fishta: Policët pa sigurim jete dhe s’përfitojnë kredi. Kanë frikë të kërkojnë të drejtat te eprorët!   | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.