MC Networking

Agalliu: Të ridimensionohet PD, nuk “luftohet” një kryeministër i korruptuar me një ish-kryeministër të korruptuar! (VIDEO)

Teksa dështimi i PD në zgjedhjet e fundit, ende po diskutohet në qarqet analitike dhe politike bë vend, përfaqësues të të dy poleve demokratike, vijnë më alternativë të tyre.

Sekretari i PD-së së siglës dhe deputeti Arbi Agalliu në një intervistë për MCN live, thotë se më shumë se ribashkimi, duhet ribërja e PD-së në aspektin kompetitiv.

Nuk është çështja e ribashkimit, është çështja e bërjes së PD-së dhe opozitës, kompetitive. Që të jesh kompetitiv do ët thotë që ti të kesh një alternativë ndryshe nga ajo që qytetarët të kanë ndëshkuar për të ardhur në pushtet.

Vijmë sot më një pjesë të klasës politike të cilët u perceptuan, u ndëshkuan nga shqiptarët si klasë e korruptuar, kërkojnë të vijnë si shpëtimi i korrupsionit të kësaj qeverie.

Pra, e kam thënë, nuk mund të luftojmë një kryeministër të korruptuar me një ish-kryeministër të korruptuara, një deputet të korruptuar me një ish-deputet të korruptuar, një drejtor të korruptuar më një ish-drejtor të korruptuar.

Sipas Agalliut, lipset ridimensionimi urgjent i PD-së dhe një proces zgjedhor brenda saj.

Në të kundërtën, sipas tij, nëse vijohet me të njëjtët njerëz dhe elitë politike, rrezikohet të ngelim në status quo aktuale.

Ajo që duhet të bëjmë është të ri dimensionojmë PD-në, të ridimensonojmë opozitën, të qarkullojmë elitat, duhet te jenë në front të parë individë që nuk kanë lidhje të shkuar me korrupsionin dhe patjetër partitë dhe opozita ka vende për të gjithë dhe çdo njëri në një mënyrë apo tjetër është i domosdoshëm për të qene pjesë e këtij ekipi për të ardhsh në pushtet.

Në të kundërtën, nëse ne vijojmë me të njëjtët individ të kërkojmë të ndryshojmë këtë lloj qasje, unë besoj se shqiptarët e kanë kuptuar dhe nuk kanë pse ndryshojnë status quoun për të sjellë një ish-të korruptuar për një të korruptuar.

Nëse do të kishte frymë do të shihnim shqiptarët të dyndeshin ditën e votimit në kutitë e votimit, shqiptarët folën, nuk e donin alternativë  e Berishës.

PD e ka emergjent një proces zgjedhor brenda saj, ku të ristrukturojë të gjithë ekipin nga kryetari i partisë deri te kryetari i grup seksioneve në skajet më të largët të Shqipërisë.

  • Comments

2 Comments:

  1. Default User Picture
    astrit Gora (not verified)May 24, 2023 12:48 PM

    kush je ti o pjelle e homoseksualizmit o pjelle e sigurimit o pjelle e klonimit o push i bashes po ty vetem homot pedofilet te ndjekin o moster yyyttt rrace e qelbur

  2. Default User Picture
    Anonymous (not verified)May 24, 2023 12:48 PM

    Ku i gjen pd kto lloi fytyrassh qe duan ta marin persiper krijimin e nje force dinjitoze te djatht ky agai sta mush menjen as me mencuri as me ayfet

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top