Gazetarja Ola Xama thotë se leku është fuqizuar përballë valutave të tjerra, jo vetëm ndaj euros, por edhe ndaj paundit dhe dollarit.
Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ajo deklaroi se vlera e euros ka pasur zhvlerësim me 21% që nga 2016 deri më tashmë që jemi në prag të sezonit turistik.
Ky është një zhvlerësim konstant që konjuktura nuk vjen nga tregu ndërkombëtar por nga tregu vendas i tregut valutor. Kemi një forcim mbi çmim të lekut edhe përballë paundit dhe përballë dollarit.
Por edhe gjatë këtij viti ka dobësim të dollarit përballë lekut. Në momentin që rritet kërkesa për lekun, vlera e tij rritet dhe në momentin që kemi sasi të madhe të valutave në treg, vlera e tyre bie.
Paundi ka qenë 140 lekë, ka qenë 160 para Brex-it, kemi zhvlerësim. Paundi është zhvlerësuar dhe kemi fuqizim të paundit në tregun shqiptar.
Ka kërkesë të shtuar për të konventuar paundin në lekë, kërkesa është për lekun jo për paundin.
Gjatë tre viteve të fundit prezenca e paund është rritur me 40%, afro 50 milionë paund më shumë në treg gjatë vitit 2022, e njëjta tendencë edhe në katër muajt e parë të vitit, kjo lidhet me diasporën.
Por më së shumti lidhet edhe me sektorin joformal dhe krimit që është kapur nga shqiptarët në Britaninë e Madhe që një pjesë të parave vijnë dhe e investojnë në Shqipëri.
Teksa eksportuesit reaguan menjëherë pasi monedhat filluan të shënonin rënie historike të vazhdueshme, Xama tha se në përqindje borxhi i qeverisë bie, por jo në vlerë, pasi nuk dihet se si do jetë ecuria e kursit të këmbimit.
Sipas saj, është një përfitim shumë afatshkurtër pjesa e luhatjeve në kursin e këmbimit, dobësimit të euros.
Nëse euro ka prekur sektorin eksportues dhe turizmit, vërtetë mund të përfitojë qeveria përmes rënies së pagesave vjetore për borxhin publik, por duhet të presim deri në fund të vitit për të bërë një bilanc për të parë.
Jemi në periudhën ku inflacioni është i lartë dhe kursi i këmbimit nuk rrezikon inflacionin dhe për këtë shkak mund ti leverdis ky kurs i ulët institucioneve që mbajnë nën kontroll inflacionin.
Duhen mbajtur nën mbikëqyrje zyrat e këmbimit valutor por edhe sektori bankar.
Dobësimi i euros nuk mendoj se do të ndikojë në performancën pozitive të ekonomisë sonë, mallrat e importit nuk kanë ndonjë rënie, por importuesit kanë rritur marzhin e fitimit.
Do të shohim se sa do të dëmtojë prodhuesit.
Xama tha se qytetarët shqiptarë ndihen më të sigurtë nëse i mbajnë depozitat në euro.
Në vijim e pyetur nëse dështuar politika e Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin, ajo shtoi se po shihen flukse valutash 8 miliardë euro gjatë vitit të shkuar.
Nuk mund të besoj skenarin që politika e deeuroizimit të bankës qendrore ka funksionuar në mënyrën e duhur për sa kohë dominon kjo monedhë.
0 Comments: