MC Networking

“Sistemi i drejtësisë në kolaps”, Tabaku: Hedhja në erë e hotelit në Sarandë dallëndyshja e parë e vetëgjyqësisë (VIDEO)

Avokati Albens Tabaku në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me hartën e re gjyqësore për shkrirjen e 9 gjykatave dhe 9 prokurorive.

Ai tha se me këto mbyllje sistemi i drejtësisë është bërë i pavlefshëm dhe se heq mundësinë për ti kërkuar një qytetari të mos bëjë vetëgjyqësi kur nuk ke drejtësi. Sipas tij kjo reformë është totalisht e dështuar, cënohet demokracia e një vendi me copëzimin e drejtësisë.

Gjykata e apelit të përgjithshëm jo vetëm që s’ka lehtësuar punën por ka krijuar një kolaps. Duke u mbyllur, është e kot të flitet a ka ndikuar sepse trumbetimi i kësaj harte të re gjyqësore ka dalë një dështim i plotë. Avokati nuk është një institucion i kot dhe i domosdoshëm në një shtet demokratik, por ai ushtron dhe parashtron para gjykatës të gjitha problemet juridike dhe në rastin konkretë avokatët shqiptarë e parandjenë shumë kohë më parë këtë kolaps, dhe ajo që ndodhi sot ishte pikërisht ajo që u tha. Pak kohë më parë vetë media, zëri i Amerikës ka bërë një kronikë ku kritikonte mënyrën se si ishte implementuar kjo reformë. Është e dukshme tani dhe nuk fshihet dot ky fakt, pavarësisht mbrojtjes që bëjnë ata aktorë që e nisën këtë, nëse një çështje më parë në Përmet mbaronte për 2-3 vjet tani në Tiranë thonë që mbaron për 5-6 vjet por as për kaq nuk përfundon, sepse po të bësh nëj llogaritje të thjeshtë ajo kërkon 12-13 vjet. Një kohëzgjatje totalisht e paprecedentë nxjerr sistemin e drejtësisë jashtë shinave, të pavlefshme.

Në vijim ai shtoi se qytetarët e kanë kuptuar se nuk është më e nevojshme tu drejtohesh gjykatave shqiptare, përshembull një gjykatë e lartë ka dhënë vendim tani për një çështje që kishte 5 vjet personi që kishte vdekur dhe 10 vjet që kishte bërë rekursin.

Shiko sa totalisht janë jashtë shinave gjykatat jashtë problematikave dhe dinamike të qarkullimit civilë në tërësi. Është e kundërta e asaj që thuhet, pra akses nuk do të thotë pengesë. Kjo është për të ardhur keq sepse nuk mund të flitet me këtë gjuhë hipokrizie ndaj publikut, kundrejt problemeve të mëdha që ka Shqipëria. Gjykata duhet të ishte në nivelin më optimal, kur tani gjykata e ka braktisur qytetarin, ne po shofin që ajo ngjarja Sarandës me hedhjen në erë të hotelit është dallëndyshja e parë e problematikave që po vijnë e vetëgjyqësisë e problemeve që po ndodhin dhe mungesave të theksuara të shërbimit sepse s’mund t’ja largosh spitalin një personi dhe ti thuash ta lehtësova e njëjta gjë po ndodh dhe me këtë. Si mund ti thuash një qytetari drejtohu drejtësisë mos bëj vetëgjyqësi kur ti ja ke hequr këtë drejtësi. Është prerë një nga shtyllat kryesore të demokracisë që është drejtësia dhe kjo është cënim i vetë demokracisë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top