MC Networking

Zgjedhjet në Turqi, Brahaj: Sondazhet e nxjerrin Erdoganin humbës në raundin e parë, ka kopjuar programin e opozitës (VIDEO)

Gazetari Sokol Brahaj deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të  MCN Tv se sondazhet jo vetëm ato të opozitës, por dhe ato të ashtëquajtura “të paanshme” e nxjerrin Erdoganin humbës në raundin e parë të zgjedhjeve që do të zhvillohen  më 14 maj, megjithëse sipas tij mbetet për t’u parë si do të ecë fushata në 10 ditët e fundit pasi në këtë periudhë përcaktohen shumë gjëra.

Duke vijuar më tej me shpjegimin  tij, Brahaj tha se Erdogan ka kopjuar programin e  opozitës në masën 60% megjithëse dhe i ka bërë disa ndryshime.

Kemi dhe 17 ditë nga data e zgjedhjeve. Erdogan është në nivelin më të ulët, ka votat më të ulëta për 21 vite që është në qeveri. Pritet që Erdogan zgjedhjet e ardhshme të mos i fitojë ose të ngelë për në raundin e dytë. Sondazhet shohin që opozita është para Erdoganit.

Opozita për herë të parë  është në formulim e sipër, jo  se është formuar një opozitë e fortë. Ergdogan ka 21 vite dhe të gjithë institucionet janë në dorë të tij. Gjendja ekonomike, shkatërrimi nga tërmeti dhe mos arritja e dhënies së ndihmës së parë menjëherë ka krijuar idenë se Erdogani mund të humbë në raundin e  parë. Sondazhet e bëra tregojnë haptazi jo vetëm ato të opozitës, por edhe ato të  cilësuara si  të paanshme nxjerrin që Erdogan humb në raundin e parë. 

Janë 6 parti, dhe partia kurde janë kundër Erdoganit dhe nuk kanë nxjerrë kandidat të vetin. 12% e votave të tyre janë për rivalin e Erdoganit. Në Turqi duhet të kemi parasysh që 10-ditëshi i fundit është i rëndësishëm për çdo zgjedhje.

Erdogan nuk i ka raportet e këqija me shtetet ballkanike. Marrëdhëniet diplomatike të Erdoganit janë personale.. Nëse ndryshon Presidenti, si shtet nuk besoj se do të ndërrojë diçka. Turqia ka qenë pranë nesh. Nëse humb Erdogan dhe Kiliçdaroglu bëhet president besoj se do jetë një politikë më e mirë për Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet nuk do të jenë vetëm personale por do të jenë në bazë të diplomacisë shtetërore.

Ekonomia tre vitet e fundit ka rënë shumë, inflacioni është 200%. Me disfatën që ndodhi me tërmetin, Erdogan dhe strukturat kanë mbetur në klasë. Erdogani i ka kërkuar falje popullit.

Programi i partisë për drejtësi dhe zhvillim, mbi 60% të programit ia ka marrë opozitës. Atë që propozon opozita, Erdogani e ka marrë dhe ia ka ndryshuar disa fjalë. Erdogan është lider i fortë që hipnotizon dhe popullin e  vet, mbetet për t’u parë 10 ditëshin e fundit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Zgjedhjet në Turqi, Brahaj: Sondazhet e nxjerrin Erdoganin humbës në raundin e parë, ka kopjuar programin e opozitës (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.