MC Networking

Investimet e huaja, Mana: Pengesë kryesore, mungesa e stabilitetit fiskal

Silva Mana, përfaqësuese e Federatës Italiane të Biznesit, thotë se mungesa e stabilitetit fiskal është pengesa kryesore për investimet e huaja në Shqipëri. Në studion e MCN Economy, Mana tha se përgjigjet nga institucionet shqiptare për bizneset e huaja për të investuar në Shqipëri janë sipërfaqësore.

Kemi pikëpyetje. Kryesorja është stabiliteti fiskal. Edhe në institucione, nuk kemi përgjigje objektive. Na duhet t’i studiojmë vetë gjërat. Na jepet përgjigje sipërfaqësore.

Duhet të ketë një ndarje çfarë është biznes i vogël dhe çfarë i madh. Në momentin që hapet një biznes, duhet të futet në kategorinë përkatëse. Duhet të ketë ndarje të kategorive në QKB. Taksat janë në paketa të ndryshme. Duket si diçka që ka fleksibilitet në krahasim me botën, por po t’i kapësh të gjithë elementët, nuk ka lehtësi procesi për investim në Shqipëri. Duhet të ketë stabilitet për të ndarë çfarë investimesh duam. Industria mban aspektin ekonomik. Frika më e madhe është procesi i burimeve njerëzore.  

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top