MC Networking

Ina Majko në Bilardo: Më bullizonin në gjimnaz, më thoshin e zezë

Në studion e emisionit “Bilardo”, Ina Majko kujtoi momente nga adoleshenca, kohë kur tha se është bullizuar për shkak të ngjyrës së lëkurës.  

Jam diskriminuar në jetën time. Nëse ti je ndier i bullizuar, imagjino ne të tjerët. Jam bullizuar kur kam qenë në gjimnaz. Më vinin nofkën “e zezë”. Shkova dhe u thashë prindërve të mi: nëse këta më thonë e zezë, më mirë të më thonë spiune. Vij nga një qytet i vogël, Delvina. Babai e ka mbyllur karrierën si drejtor i Arsimit. Në atë kohë ishte inspektor. Erdhi në shkollë dhe më mbrojti. Çdo fëmijë që ndihet i bullizuar, duhet të flasë me prindërit. Ata e qepën gojën dhe unë sot jam kjo që jam.

Majko tha se ëndërron të largohet jashtë shtetit, pasi vetëm larg Shqipërisë sheh mundësinë e gjetjes së një partneri.

Jeta ime nuk ka qenë ferr. Ka pasur shumë njerëz që më kanë mbrojtur. Nuk e shoh bardh e zi të qenit në Shqipëri. Por e mendoj të iki. Kam një faktor plus për të ikur: dëshira për të gjetur një partner. Dua të shkoj në një vend tjetër, ku nuk shihem si rome. Pra, arsyeja pse dua të shkoj jashtë shtetit është për të gjetur shokun tim të jetës.   

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top