Edmond Petraj, avokat penalist deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se burgjet shqiptare nuk i kanë kapacitetet për të akomoduar të burgosurit shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Petraj tha se kodi penal i Shqipërisë dhe ai Britanisë nuk parashikon të njëjtën vuajte dënimi për vepra të caktuara penale dhe se marrëveshja e trumbetuar ditën e sotme mes kryeministrit shqiptar dhe Sunak duhet parë me kujdes dhe që kërkon së paku 1 vit punë që të krijohet një draft.
Kjo është një marrëveshje e hershme, nuk i përshtatet realitetit pse bëhet kjo marrëveshje, duke parë dhe kapacitetet që ka Shqipëria, janë të mangët. 6200-6500 janë kapacitetet që ka Shqipëria dhe shifra që pretendojnë, që do sjellin 1500 persona do kohë. Nga ajo kohë janë shtuar shifrat nuk jemi më në shifrat 1500 veta në burgjet angleze.
Meqë u bë kjo marrëveshje të shihet nëse i ka kapacitetet Shqipëria për të marrë personat që vuajnë dënimin në Angli. Me 1500 persona në atë kohë, kemi vetëm 105 vende. Sot situata është më keq, burgjet janë të mbipopulluara, kjo shifër është më e lartë sot, shifra është rritur maksimalisht se në 6200 vende akomoduese që ke, ke më shumë se kaq të burgosur.
Kjo marrëveshje duhet marrë në detaje. Do merren shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në Britani. Si do e vuajnë? Ata e vuajnë dënimin në bazë të një kodi penal të Anglisë. Ka përllogaritje tjetër afatesh në Britani. Ata i shohin më shumë të drejtat e njeriut, që të integrohet personi i dënuar dhe të marrë edukim në institucione. Pjesa e dënimit është më pak sesa është në Shqipëri. Nuk është kaq e thjeshtë. Burgjet shqiptare nuk i mbajnë kapacitetet.
N.q.s. ne vërtetë do marrim një shqiptar që është dënuar me 7 vjet sipas kodit penal anglez ai me të njëjtën kohë dënimi do ta vuajë në Shqipëri. Ndryshe duhet të ketë disa rregullime të procedurës së njohjes së vendimeve dhe mënyrës si do vijnë ata në Shqipëri për vuajtjen e e dënimit.
Kam përshtypjen se nuk është procedurë e lehtë e shpejtë, do një grup pune dhe do 8-10 muaj 1 vit që të dalësh me një draft.
Në burgjet shqiptare nëse ke 800 të dënuar ke 500 policë të burgjeve që punojnë brenda institucioneve. I bie një polici 2 të burgosur, por ka dhe raste 1 me 1. Nuk kemi kapacitet ta plotësojmë. E shoh më tepër si një mendim jo të saktë sa i përket arritjes së një marrëveshje për të sjellë shtetasit shqiptarë. Shteti anglez mban përgjegjësi për atë masë dënimi, nuk ka pse ta sjellë këtu. Po shohim racizëm ndaj fenomeni shqiptar. Fenomeni shqiptar ka filluar t’i acarojë. Nuk janë të gjithë shqiptarët kriminelë.
1 Comments: