MC Networking

Festivali i lulëzimit të qershive nis 10 ditë përpara në Japoni

Sezoni i lulëzimit të qershive në Tokio u shpall zyrtarisht i hapur të martën, më 14 mars, dhjetë ditë më herët se normalisht, një hershmëri rekord që po përsëritet vitet e fundit, e lidhur me ngrohjen globale.

Ky moment shënon fillimin e “hanamit”, traditës japoneze të admirimit të luleve të reja “sakura” (qershie) dhe festimit të ardhjes së pranverës duke organizuar piknik me familjen ose miqtë.

Lulet e qershisë janë një ngjarje e njohur në të gjithë vendin. Mediat japoneze konkurrojnë në parashikimin e kalendarit të saktë dhe mbulojnë lajmet me entuziazëm çdo vit.

Lulet delikate me ngjyra të bardha dhe rozë ishin shfaqur kaq herët në Tokio në vitin 2020 dhe 2021, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA) bazuar në statistikat e saj 70 vjeçare mbi këtë temë.

Ne kemi pasur shumë ditë të nxehta në mars. Ndryshimet klimatike gjithashtu mund të kenë luajtur një rol në çeljen më herët të luleve.

Kështu tha një zyrtar i Agjencisë Meteorologjike Japoneze në Tokio të martën në tentativë për të shpjeguar parakohshmërinë e fenomenit.

Festimet rreth “hanamit” ishin kushtëzuar pjesërisht mes viteve 2020 dhe 2022 nga pandemia e Covid-it dhe autoritetet japoneze kishin dhënë këshilla kundër tubimeve festive gjatë kësaj periudhe.

Lulëzimi i vitit 2023 i hanamit në Japoni do të jetë kështu e para që do të festohet pa kufizime që nga viti 2019. Do të jetë gjithashtu e para në katër vjet për turistët e huaj, ndaj të cilëve Japonia u mbyll midis 2020 dhe 2022 për shkak të kujdesit shëndetësor.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top