MC Networking

62 mijë litra naftë kontrabandë me peshkarexha/ Inteligjenca partnere njoftoi Shqipërinë, Fact Check zbardh mesazhin (VIDEO)

Kjo anije që shihni në pamje emërtuar “Abobakr 124”  më 9 Janar është konstatuar në det të hapur teksa ishte nisur drejt Durrësit dhe shërbimet inteligjente partnere kanë njoftuar palën shqiptare se në të ndodhej lëndë djegëse karburant e dyshuar për kontrabandë. Koordinatat e para të saj teksa është pikasur në det, Fact Check ka mundur t’i sigurojë dhe ndodhej pikërisht këtu mes Italisë e Shqipërisë.

Ajo është lokalizuar më pas në Portin e Durrësit nga ku verifikimet kanë zbuluar se ajo kishte në depozita 12 mijë litra naftë, ndërsa në anijen “geni” janë gjetur 50 mijë litra karburant e dyshuar kontrabandë.

Por si kryhej kontrabanda?

Këto pamje të filmuara me kamerën e helikopterit të “Guarda di Finanza” tregojnë se si dy anijet rrinë afër njëra tjetrës dhe me tuba uji dhe një pompë kalojnë naftën nga njëra anije në tjetrën.

Sipas hetuesve e gjithë veprimtaria është bërë në det të hapur pasi në rast se anija e nisur nga Libani do të futej në kalatën e Portit të Durrësit atëherë ajo do duhej të bënte deklarim.

Të arrestuarit për këtë rast të zbuluar nga partnerët e Shqipërisë tashmë janë përballur me drejtësinë dhe kanë dalë para Gjykatës së Durrësit. Janë këto pamjet që sjell emisioni Fact Check ku pronari i anijes “geni” dhe marinar e peshkatar të dy anijeve kanë dalë para drejtësisë. Për shumicën e tyre është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje ndërsa në burg është lënë Elton Qevani, Selim Gaba.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top