Gazetari Arsen Rusta zbuloi në MCN Live detaje nga operacioni i sekuestrimit të 58 kg kanabis, ku u arrestua dhe një punonjëse e AKSH-it, Erisa Fero.
Rusta bën me dije se Fero përdorte badge-n si punonjëse e AKSH-it, dhe prezantohej para policëve si punonjëse e Ministrisë së Brendshme, duke u thënë se ata nuk kishin të drejtë ta kontrollonin.
Rusta thotë se është e katërta herë që Fero përfshihet në aktivitet të paligjshëm. Gjatë kontrollit të mëngjesit të sotëm ajo është zbritur me forcë nga makina, në të cilën u gjet edhe sasia e lëndës narkotike.
Janë sekuestruar 58 kg kanabis, është bllokuar një automjet, janë arrestuar 4 persona dhe dy të tjerë janë në kërkim. Sasia ishte e destinuar për në Korçë. Kemi të arrestuar dy persona madhor, Erisa Fero dhe Likmend Basha, ndërsa dy të tjerët janë të mitur. Edhe këtë herë përdoret shteti për të kaluar rregullat. Bëhet fjalë për Erisa Feron, që është punonjëse e AKSH-it, një institucion i rëndësishëm me seli shumë ngjitur me kryeministrinë, në varësi direkte me qeverinë. Erisa Fero ishte personi që kishte marrë përsipër të ofronte siguri për grupin kriminal, për të shmangur postblloqet e Policisë. E bënte duke mbajtur badge-n me logon e qeverisë dhe Kryeministrisë dhe AKSH-it. Prezantohej herë si punonjëse e IT në qeverinë shqiptare, dhe herë si punonjëse e IT nv ministrinë e Brendshme me badge-n e AKSHI-t.
Kjo ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Ajo është prezantuar që jam punonjëse e Ministrisë së Brendshme, jemi kolegë, jam duke shkuar në punë, dhe ju s’keni të drejtë të kontrolloni një makinë të ministrisë. Policia kishte një operacion me metoda proaktive, vëzhgimi dhe përgjimi. Pas tyre kishte edhe automjet me punonjës civilë, që Erisa Fero nuk e dinte. Ka refuzuar kontrollin. I ka thënë oficeri i policisë që duhet të zbrisni, ka refuzuar. Janë zbritur me forcë, dhe janë gjetur të paketuar me natriban sasia e lëndës narkotike. Janë arrestuar në kushtet e flagrancë .
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës. Në orën 12:00, mesditën e sotme Fero dhe Likmend Basha do dalin para gjykatës, ku mësohet se Prokuroria ka kërkuar arrest me burg. Çfarë kanë zbuluar ndjekja me metoda proaktive? Është hera e katërt që Erisa Fero është përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Ka qenë e identifikuar me një nickname, dhe pasditen e djeshme është identifikuar, që i është bashkuar grupit kriminal. Erisa Fero është rekrutuar për imazh, për të ofruar mbrojtje. Ka deklaruar disa herë mos më vononi, pasi nëse më vononi do humbisni vendin e punës, duke kërcënuar oficerët e policisë. Ajo ka thënë që gjithçka e kam bërë për të përfituar para. Korça ka një konsum mjaft masiv të lëndëve narkotike dhe grupe të shpërndarjes të strukturuar. Origjina ishte nga zona e Krujës që e ka furnizuar, jo Erisa Feron, bashkëpunëtorët e saj”.
0 Comments: