MC Networking

Urdhër arrestet, Semanaj: Nëse sulmi kibernetik u krye nga Irani, si mund ta hetojë Prokuroria Tiranë që s’ka kapacitete (VIDEO)

Flitet për sulm kibernetik që thuhet së është organizuar nga Irani. Kryeministri foli për sulm të paprecedentë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë ndërkohë që ngjarja hetohet nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë.

Kjo prokurori nuk i ka kapacitetet për hetim kibernetik! Nëse sulmi ishte kaq i madh, si ka mundësi që hetimin nuk e mori SPAK?

Nuk besoj se Shqipërisë i ka ndodhur ndonjë gjë më e madhe se kjo, ndërkohë që kemi hetim nga Prokuroria e rrethit Tiranë.

Në momentin që një shtet si Irani sulmon Shqipërinë po flasim për luftë, që është luftë kibernetike.

Ka aq rëndësi sa për 24 orë dëbuam ambasadën e Iranit, ndërsa kur vjen puna për hetimin ia kalojmë Prokurorisë Tiranë që nuk ka ekspertët e duhur, për sa kohë i drejtohet AKSHI-t.

Se i bie që hetimin nuk e ka bërë Prokuroria, por AKSHI.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se Prokuroria thotë që emrat i ka bërë AKSHI dhe në këtë drejtim shtoi se bie që AKSHI i ka dhënë Prokurorisë hetimin, “ja ku i ke 5 koka turku”.

Sipas tij, këta persona do dalin të pafajshëm, kushdo ta hetojë se janë punonjës të thjeshtë.

AKSHI nuk ka një raport teknik të vetin, raporti i tij është copy paste i Microsoft. Ka 740 fjalë, 200 janë për sulmin dhe pjesa tjetër sa të mirë jemi.

Pika ku këto hynë është serveri i administrata.al që duhet të ishte bërë update. Microsoft thotë që ka mundësi të jetë shfrytëzuar kjo mangësi, por nuk e thotë që është shfrytëzuar.

Që në këtë moment këta persona janë të pafajshëm. AKSH-i nuk ka dhënë përgjigje sa kanë qenë investimet në siguri. Kanë qenë minimale, thuajse zero.

Punonjësit kanë qenë me 8 orarësh dhe nuk ka njësi që monitoron 24 orë. AKSHI nuk i është përgjigjur një gazetari, institucioni apo eksperti dhe as deputetëve.

Kemi mungesë totale informacioni nga këto institucione. Deri më sot nuk dimë të ketë një raport si nga FBI, si nga Microsoft për Policinë e Shtetit.

Deri tani dimë që është hakuar sistemi i kamerave dhe TIMS dhe nuk përmendet në asnjë deklaratë, përveç tweet nga Rama.

Po trajtohet vetëm në rrafshin politikë dhe nuk kemi asnjë deklaratë apo analizë teknike.

Se ato që dolën do na përndjekin gjatë gjithë jetës sonë dhe në momentin që nuk ka një përgjegjësi nuk do ketë as rregullim.

Çfarë do shkaktojë urdhër-arresti. Po të hyjmë te faqja e AKSHI kemi 20-30 vende vakante, arrestimi i këtyre 5 punonjësve do bëjë që asnjë shqiptar të mos dëshirojë të punojë pranë AKSHI-t.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top