Pas transmetimit në emisionin “Xhadat”, të rastit të Kamelës 6-vjeçare nga Valiasi, që mësonte dhe flinte me qiri pati reagime të shumta.
Ishin të panumërt qytetarët, të cilët u ofruan për të ndihmuar me ushqime, veshje dhe para, duke i lehtësuar sadopak jetesën Kamelës dhe babait të saj, që mbijetonin duke shitur kanaçe.
Prej 10 vitesh, ata jetonin në errësirë totale, pasi nuk kishin mundësi për të paguar dritat. Si rrjedhojë ishin debitorë në vlerën 11 milionë lekë.
Por pas publikimit të gjëndjes së tyre nga emisioni “Xhadat”, shteti reagoi duke i furnizuar me energji elektrike.
Tashmë 6-vjeçarja do të mësojë me dritë…
“Tani unë i bëj detyrat me dritë dhe nuk do bëj më gabime në fletore. Faleminderit Xhadat!”- u shpreh Kamela.
0 Comments: