Moti i keq, në qarkun e Durrësit, ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore dhe jo vetëm, sipas prefektit të qarkut Durrës, Emiljan Jani.
Jani për “MCN live”, se në fshatrat e Durrësit nuk janë regjistruar banesa të vërshuara ose të izoluara nga prurjet e ujit, por zyrtarisht janë regjistruar 159 hektarë tokë të përmbytura.
Prefekti i qarkut vlerëson se në rast të prurjeve të lumit Erzen, rrezikohen më tej tokat e fshatrave të qarkut të Durrësit, që janë në afërsi të lumit.
Katund të Ri, Sukth, janë problematike disa toka të përmbytura, të cilat nëse lumi Erzen do rrisë prurjen do të rrezikohen më shumë.
Jemi afër gjendjes kritike por jo gjendje alarmante. Janë disa fshatra që duhet marrë masa, që nëse vazhdon intensiteti i reshjeve, prurja e lumit Erzen të rritte, patjetër që do të bëjmë evakuimin e familjeve, i kemi përcaktuar njerëzit, i kemi ndarë detyrat, Kavalishenca është gati, në rast evakuim.
Banorë të evakuuar ende nuk kemi, jemi në terren, dhe po flas nga Vardhardha dhe nuk kemi shtëpi të përmbytura, kurse në Markuq nuk ka, nuk kam informacione që ka shtëpi të përmbytura, bëhet fjalë për 150 hektar toka të përmbytura në tërë qarkun.
0 Comments: