Vora është klubi i radhës në Shqipëri, që bëhet me stadium të ri. Klubi inauguroi ditën e sotme stadiumin, një impiant që ofron kushte moderne e që është bërë realitet në një kohë mjaft të shpejtë falë një investimi madhor që pritet t’i japë një nxitje zhvillimit të futbollit në këtë qytet.
Stadiumi u inaugurua sot përmes një ceremonie festive, që u zhvillua pak para ndeshjes inauguruese të Kategorisë së Dytë midis KF Vorës dhe Valbonës e ku ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, personalitete të shumta të futbollit dhe jetës publike si edhe qindra tifozë.
Stadiumi i ri i Vorës është një nga impiantet më të mira të Kategorisë së Dytë e që i përshtatet vizionit të drejtuesve të klubit për të rritur nivelin e përfaqësimit në të gjitha nivelet e kampionateve të futbollit.
0 Comments: