Sudiuesja Diana Kastrati, duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv tha se shkrimtari dhe regjisori italian Piper Paolo Pasolini ka shfaqur interes të veçantë në lidhje me arbëreshët, duke e quajtur universin arbëresh "një mrekulli antropologjike".
Po ashtu ajo vuri në dukje se Pasolini i dha emër fenomenit “l’uomo medio” (njeriut mesatar), të cilin e quante si kërcënimin më të madh të një shoqërie.
Ai i dha emër një fenomeni si njeriu mesatar, që e quante si kërcënimin më të madh që mund të kishte një shoqëri. Ato që ai parashikoi atje për Italinë në vitet 50-60-70 na erdhën edhe ne në Shqipëri më me vonesë. Pasolini dhe Moravia prodhonin skandal, por vetë nuk skandalizoheshin. Bindjet e tij ishin aq të thella saqë nuk arrinte të skandalizohej. Një njeri i kulturuar nuk ka pse të skandalizohet, sepse skandalizim do të thotë mos njohje. Moravia boton romanin e tij indiferentët kur ishte vetëm 22 vjeç, dhe katapultohet si gjeni i letrave. Një nga kritikët e tij thotë, njerëzit kur lexuan indiferentët u skandalizuan, sepse e panë veten të zhveshur në pasqyrë, dhe njerëzit kanë nevojë të skandalizohen, sepse janë të sheshtë në të përditshmen e tyre, por jo se e kuptojnë, por kanë nevojë për adrenalinë. Të mendosh që ishin aq të kundërt me njëri-tjetrin deri në atë pikë sa të mos i bënin hije njëri-tjetrit. Pasolini është elokuent sepse është i pasur, shumë i thellë, nuk e ka sensin e humorit. Nuk merr asgjë lehtë. E ka evidentuar interesin e tij ndaj dialekteve që në rininë e tij. E ka nisur me poezi të shkruara në dialektin friulian prej nga vjen. Është në kuadër të ideologjisë së tij, jo vetëm për pasurinë që mbart dialekti, por niset nga fakti që e konsideronte se pushteti vertikal ndaj të cilës ishte kundër, përdor atë lloj gjuhe që varfëron mendimin”.
0 Comments: