MC Networking

Alon Ben-Meir: Rama dhe Kurti po i nënshtrohen Erdoganit, Shqipëria dhe Kosova s’janë më të pavarura (VIDEO)

Eksperti për çështjet ndërkombëtare Alon Ben-Meir, në një intervistë ekskluzive për MCN tha se Shqipëria dhe Kosova kanë vënë në pikëpyetje pavarësinë e tyre si shtete, pasi Rama dhe Kurti i janë nënshtruar kërkesave të Erdogan.

Teksa komentoi zhvillimet e fundit, ku një kolegj u mbyll në Shqipëri, ndërkohë që vendi ynë pritet të marrë dronë të armatosur nga Ankaraja, Ben-Meir thotë se çdo investim i Turqisë në Shqipëri vjen me një kosto nga pas. Sipas analistit, qëllimi i Erdogan është i qartë, ekstradimi i çdo të dyshuari që është pjesë e FETO-s.

Dua të kuptoni se Erdogan po përdor fenë si mekanizëm për të influencuar në disa vende, sidomos në vende me shumicë myslimane si Shqipëria dhe Kosova. Ai po hap xhami për të sjellë imamët e tij, për të predikuar frymën dhe bindjet e tij. Ai është bërë një nacionalist fetar duke dëshiruar të përhapë Islamin sunit në secilin shtet në të cilin e ka të mundur.

Çdo investim që ai bën në vende si Shqipëria, si Kosova, vjen me një kosto pas. Ai ka nevojë të sigurohet, që nëse ai vendos të të ofrojë mbështetje, financiare apo nëse anagazhohet në zhvillimin e strukturave të rëndësishme, ti duhet të bësh atë që ai të kërkon të bësh. Në këta rast ai dëshiron të ekstradohet kushdo që është i përfshirë, apo si i dyshuar si i përfshirë me lëvizjen Gylen.

Problem këtu është se kryeministri Rama apo Kurti, ndonëse e mohojnë diçka të tillë, po u binden kërkesave të Erdogan, dhe ky është problem madhor për secilin shtet. Këto vende u janë nënshtruar kërkesave të Erdogan, dhe kjo gjë nuk i bën më këto shtete të jenë të pavarura. Kanë vënë në pikëpyetje pavarësinë vërtetë të tyre, duke iu nënshtruar një fuqie të huaj. Për ta përforcuar këtë, dua të sjell në vëmendje një deklaratë që Erdogan e ka thënë së fundmi, jo më larg se muajin janar të këtij viti, kur është shprehur se ‘është në dëmin tonë që FETO vijon të operojë në Shqipëri, ndaj ajo që kërkojmë në këtë situatë, është ndërmarrja e hapave konkretë kundër strukturave gyleniste në Shqipëri”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top