Drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Ergys Verdho, deklaron se ndodhemi në një periudhë krize për shkak se e gjithë Europa po vuan pjesën e luftës.
Duke folur për MCN Live, Verdho sqaroi se për shkak të luftës u mbyll tubi i gazit, prej të cilit Europa merr vetëm 20% të kapacitetit, ndërsa energjia në TEC-e prodhohet me gaz, çka bën që kërkesa të jetë më e madhe se oferta.
Detyrohet të dalësh të blesh në bursë dhe strategjia kush është, kursimi. Kemi një poç llambe në shtëpi, është një pikë uji në kaskadë, po ti fikim të gjitha do jetë metër.
Ka një akt normativ që del sot, ekspertët kanë punuar gjatë gjithë këtyre javëve për të përllogaritur se çfarë përmban një fashë 800 kilovat, 93% e konsumatorëve janë shtresat në nevojë.
Duhet të fillojmë me mënyra alternativa. Unë në shtëpinë time kam abazhur me 10 drita, ndez vetëm dy. Lavatriçja duhet mbushur plot, gradacioni duhet ulur dhe kondicioneri duhet të shkojë në temperaturën optimale. Pse duhet të merremi me meme? Ka ardhur momenti që ne të kursejmë.
Jemi në praktikat më të mira europiane, që të futemi në mendjen e njeriut për një proces që duhet të zbatohet. 1% kursim është 3.4 miliard lekë të kursyera.
Nuk do të shkojmë në import dhe do të shfrytëzojmë kapacitetet tona. Ne kursejmë, ju kurseni. Nëse 24 giga vijon të jetë optimale në nivelin e kaskadës, kjo vjen për shkak se ju kurseni, ne kursejmë.
Në të gjithë botën ndriçimi në akset nacionale nuk duhet të jetë se është jashtë sigurisë, pasi drejtuesi i mjetit ul vigjilencën.
Lidhur me humbjet në rrjet dhe situatën aktuale, Verdho tha se zgjidhja është diversifikimi i burimeve të energjisë, në mënyrë që të mos prodhojmë vetëm hidro, por të fillohet edhe të krijohen alternativa të mundshme me burime të rinovueshme, si era dhe dielli.
Si plani afatshkurtër zgjidhjeje, përmendi marrjen me qira të dy anijeve lundruese në Triportin e Vlorës.
Afatgjati do jetë Skavica, që deri në 2030 do jetë mbyllur. Depozita e ujit prej 2.1 miliard metër kub ujë, do jetë në dispozicion të KESH dhe do përdoret në muajt e thatë.
Rritja e çmimit nuk është e vërtetë, por disiplinim të fashave, për ata 7% që e shpërdorojmë, nuk flasim për pensionistin që kursen tërë jetën.
Sot e ka të subvencionuar nga shteti, ai e ka atë sikur ia kemi falur, ekonominë e ka, pishinë do të ngrohë, baçën do ta ndriçojë, nëse ia bëj 100 lekë, atëherë do kursejë. Ky njeri që e merr me 10 lekë, nuk mund të abuzojë.
Lidhur me strategjinë e blerjes së energjisë sqaroi se dilet në treg kur çmimi është i lirë dhe prodhohet kur është më i shtrenjtë dhe se blihet më lirë gjatë natës.
Ai foli për rezervë energjetike prej 500 gigavatësh dhe se flitet për një vit të thatë, ndonëse lidhur me kuotën, foli për mirëmenaxhim të situatës.
0 Comments: