MC Networking

Studimet në UBT/ Sulaj: Është ulur numri i specialistëve të bujqësisë, sektori i ushqimit prioritar në Ekonomi (VIDEO)

Dekani i Bioteknologjisë Ushqimore në UBT, Kapllan Sulaj, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, u bëri thirrje maturantëve që të zgjedhin programe të këtij universiteti,  pasi vitet e fundit është ulur numri i specialistëve të bujqësisë duke qenë se një pjesë tyre kanë dalë në pension.  

Sulaj thekson se sektori i ushqimit mbetet prioritar në Ekonomi, duke shtuar se tregu ka nevojë për njerëz të kualifikuar.

Sulaj vuri në dukje po ashtu se UBT ofron diploma duale në bashkëpunim me universitete të huaja, çka nënkupton se studentët mund të punojnë edhe në tregun evropian.

Dua të theksoj që Fakulteti i Bioteknologjisë Ushqimore ka pasur një trend normal të pranimit të studenteve, duke përmbushur 3 programet e studimit. Programi Bachelor në Inxhinieri Ushqimore, është një nga programet më të preferuara deri më sot. Në fund të ciklit studentët marrin diplomë dyfishe. Diplomën e UBT, po njëkohësisht edhe me diplomën e Universitetit të Viterbos. Kanë mundësi të punojnë edhe në tregun evropian. Kemi përmbyllur ciklin e parë në Shkencën e Ushqimit dhe të Ushqyerit. Ka një përpjekje që synon që edhe ciklin e dytë, Mastër, t’i kemi programe duale. Po bëjmë përpjekje me Universitetin Boku të Vjenës.

Edhe diploma në shkencat e ushqimit dhe të ushqyerit është mjaft e kërkuar. Studentët mund të punojnë në të gjithë sektorët e ushqimit në institucione. Po njëkohësisht mund të ndërmarrin iniciativa private në krijimin e qwndrave të të ushqyerit dhe dietologjisë. Ndihma që mund t’i vijë popullatës dhe konsumatorit nga qendrat do ketë impakt të madh në të ardhmen. Ka një VKM që u jep mundësi studentëve të shkëlqyer, që u jep një pagesë, për të ardhur në degët e UBT. Përveç kësaj ka një detyrim ligjor që të punojnë në institucionet shqiptare. Deri në 3 vjet janë të detyruar ta zbatojnë.

Dua t’u bëj thirrje të gjithë maturantëve që janë në dilemë për të zgjedhur degët… Vërtet ka një tendencë të maturantëve për të shkuar drejt disa degëve, por mos harrojnë se sektori i ushqimit mbetet një nga prioritarët e Ekonomisë. Ushqim do prodhohet gjithnjë, ne do ushqehemi, do konsumojmë, dhe për këtë do kërkohen gjithnjë njerëz të kualifikuar. Është ulur numri i specialistëve të bujqësisë sepse të vjetrit kanë dalë në presion. Tregu ka nevojë për njerëz të kualifikuar, për specialistë. U bëj thirrje maturantëve t’i zgjedhin degët e UBT. Kemi çuar me Erasmus 400 studentë, nuk janë pak”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top