MC Networking

Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër/ Kamerat fiksojnë viktimën teksa pinte birrë kur u qëllua (VIDEO)

Autori i vrasjes së djeshme të 57-vjeçarit Ismet Çekorja në Shkodër, dyshohet të jetë një person me motor dhe me skafandër në kokë.

 Kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen Guerrilë, aty ku ekzekutua me 7 plumba pistolete 57-vjecari, kanë kapur momentin nga autori i atentatit.

 Mësohet se atentatori ka mbërritur me motor pranë vendit të ngjarjes, është ndalur afër objektivit të tij dhe ka qëlluar ndaj Çekores, teksa më pas është larguar me shpejtësi.

Ndërkohë sipas grupit hetimor, skafandra në kokë e bën të pamundur identifikimin e autorit të ngjarjes.

Megjithatë policia e Shkodrës ka sekuestruar edhe kamerat e tjera të sigurisë në segmente të tjera të qytetit për të parë nëse në ndonjë moment autori e ka hequr apo jo skafandrin, e vetmja mundësi kjo për të bërë identifikimin e tij.

 Nuk dihet nëse viktima Ismet Çekorja është thirrur, nga ndonjë person për të dalë nga banesa apo jo.

 Në momentin kur është sulmuar  57-vjecari ka qenë disa metra larg banesës së tij pranë një dyqani të vogël duke konsumuar një birrë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Policia e Shkodrës ka shoqëruar deri tani 8 persona në ambientet e komisariatit si dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe persona që kanë dijeni për këtë atentat.

Policia në një nga pistat e hetimit ka atë të hakmarrjes dhe për këtë arsye ka thirrur për të dëshmuar edhe Alban Bruçi, i cili i shpëtoi atentatit mbrëmjen e 25 Gushtit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër/ Kamerat fiksojnë viktimën teksa pinte birrë kur u qëllua (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.