MC Networking

Të rinjtë evropian në ish-burgun e Spaçit, njihen me historikun e simbolit të diktaturës komuniste (VIDEO)

Të rinj nga vende të ndryshme Evropiane u bënë bashkë në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë.

Për 5 ditë me radhë në këtë vend që është simboli i diktaturës komuniste në Shqipëri, u organizua kampi veror ku të rinjtë u njohën me historikun e të kaluarës së errët komuniste si dhe ndan eksperiencat e vendeve të tyre.

Sinkron Paulis APINIS Perfaqesues Gjerman, Luigj MILA Drejtues i Komisioniot "Drejtesi dhe Paqe"

Është shumë i rëndësishëm organizimi i veprimtarive të tilla, pasi në këtë mënyre kuptohet historia dhe nuk duhet të harrohet kjo histori. Qëllimi është që pikërisht të ndahen eksperienca, jo vetëm të Shqipërisë por edhe vendeve të tjera të BE që kanë vuajtur nga komunizmi

Të rinjtë pjesëmarrës në këtë kamp veror thonë se është shumë e rëndësishme të njihemi me të kaluarën e këtij vendi, në të cilin kanë vuajtur shumë persona.

Unë vijë nga Gjermania dhe ajo që më ka bërë shumë përshtypje është prania e ish të burgosurve politik dhe kurajo e tyre që të vinë këtu dhe të vazhdojnë e të tregojnë historitë e tyre. Duket qartë dëshira e tyre që këtë histori dhe vuajtje të transmetojnë tek brezat.

Për ne nuk është diçka e re, pasi po punojmë për ballafaqimin me të kaluarën, por kur vjen këtu është krejt diçka tjetër nga ajo që mendon ti dhe për ne nuk është e lehtë dhe nuk është e mjaftueshme 1 ditë apo 1 javë që të informohemi dhe të mësojmë mbi vuajtjet në këtë burg

Në përfundim të kampit veror në Spaç ishte i pranishëm dhe arqipeshvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Masafra i cili tha se veprimtari të tilla janë mjaft të rëndësishme që e kaluara të mos harrohet dhe t’ju transmetohet brezave.

Ky është viti 4 që organizohet kampi veror në ish-burgun e Spaçit në Mirditë, ndërsa të pranishëm ishin dhe ish të burgosur politik të cilët ju rrëfyen të rinjve historitë dhe vuajtjet e tyre në këtë vend diktatorial.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top