MC Networking

Ministria e Kulturës shpall shtatorin si “Muaj të trashëgimisë”

Ministria e Kulturës, ka njoftuar se ka shpallur muajin shtator si “muaj të trashëgimisë” dhe se çdo ditë e tij, do t’i dedikohet trashëgimisë së qëndrueshme, aktivitetet për të cilën do të kulmojnë me Ditën Europiane të Trashëgimisë.

Sipas ministres Elva Margariti, këtë vit ato i dedikohen trashëgimisë së qëndrueshme.

Në kushtet e ndryshimeve klimatike, por edhe ruajtjes së identitetit në një botë gjithnjë e më globale, vëmendja është drejtuar veçanërisht te ruajtja e trashëgimisë kulturore, qasja më e shëndetshme ndaj mjedisit, për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme.

Në këtë  kuadër, si shembull ideal, ministrja Margariti veçon ringritjen e Kullës C në Durrës.

Ringritja e Kullës C, në Durrës, pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019, është simbol i këmbënguljes sonë, për të shkuar drejt kësaj së ardhmeje. 

Ministrja ka renditur partnerët që mbështetën financiarisht këtë proces dhe pa të cilët realizimi do kishte qenë i pamundur: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qeverinë Suedeze dhe Fondacionin “Prince Claus”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top