MC Networking

Shtyrja për herë të tretë e Censit/ Nurja: Me gjasë shtyhet edhe vitin tjetër, janë zgjedhjet lokale (VIDEO)

Për herë të tretë në Shqipëri, nga ana e INSTAT u bë shtyrja e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren të Censit të Popullsisë dhe Banesave për në vitin e ardhshëm.

Lidhur me këtë, ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, u shpreh në edicionin e lajmeve në MCN tv, se më gjasë shtyrja mund të ndodh sërish përgjatë vitit të ardhshëm, meqë janë zgjedhjet lokale në vend.

Është hera e tretë që po shtyhet, censi, si parim bëhet një herë ne 10 vjet, do duhej të ishte bërë në vitin 2021, viti paraprak ishte pandemia, pastaj zgjedhjet, sepse nuk lejohet të bëhet një veprimtari statistikore në kohë zgjedhjesh.

 Por, unë kam frikë që edhe vitin 2023 nuk do të bëhet sepse janë zgjedhjet lokale.

Për znj. Nurja, “faji” i shtyrjes, ka të bëj më mungesën e organizimit nga ana e INSTAT, duke qenë se nuk janë bërë gati.

Sipas saj, fondet kanë qenë të ndara që në krye të herës nga Komisoni Evropian dhe qeveria, për t'a realizuar këtë proces demografik.

Praktikisht, është një proces që këtë vit do duhej të ishte bërë dhe kjo për mua është thjesht mungesë organizimi, pra nuk arritën të gjendet mjetet për ta kryer në terren, por mesa unë ka informacion, fondet kanë qenë të dhëna si në Komision Evropian edhe nga shteti shqiptar.

Pra ka qenë gjithçka gati, është thjesht një mungesë organizimi, mos organizimi në kohën e duhur, pra nuk janë bërë gati për të kryer, sepse duhet ditur një fakt që censusi nuk është një veprimtari që kryhet për dy muaj, dy muaj është terreni, por do minimumi 5 vjet punë për ta arritur bërjen e një censusi.

Shtyrja është e dëmshme sepse çdo politike sociale bazohet mbi atë, çdo gjë për popullsinë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top