Për deputeten e Partisë Demokratike Zheni Gjergji menaxhimi i mbetjeve në Elbasan mbetet ende një nga problematikat kryesore të qytetit.
Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv, Gjergji tha se qeveria dhe bashkia vazhdojnë të paguajnë me paratë e qytetarëve Klodian Zoton dhe Stela Gugallen ndërkohë që situata është e rëndë. Duke vijuar logjikën e saj, deputetja theksoi se banorët e Elbasanit vazhdojnë të ankohen për ajrin e ndotur duke shtuar se zonat periferike vazhdojnë ta vuajnë pa menaxhimin e mbetjeve.
Menaxhimi i mbetjeve në Elbasan mbetet ende një nga problemet kryesore të qytetit edhe pse qeveria investoi 24 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit, qarku i Elbasanit mbetet një qytet i ndotur, në pamundësi të përpunimit të mbetjeve urbane.
Qeveria dhe bashkia vazhdon të paguajë fatura për Gugallen dhe Zoton, është gjendje e rënduar.
Qytetarët ankohen se ka ndotje të ajrit. Zonat periferike vazhdojnë të vuajnë pa menaxhimin e mbetjeve, periferia është e mbuluar me mbetje urbane të pa menaxhuara..
Nuk ka pasur reagim nga bashkia Elbasan, nuk ka asnjë të dhënë publike, në faqen publike nuk ka asgjë. Vazhdojnë të bëhen pagesat e oligarkëve që marrin pagesat e qytetarëve. Ne si deputetë prej vitesh që kur u mor hapi për tu ndërtuar inceneratori kemi vazhduar ta ngremë si shqetësim. I kemi vizituar, jam deputete e një prej zonave afër inceneratorit, është shqetësim i vazhdueshëm i qytetarëve. Ata janë të mbuluar nga tisi i pluhurit, unë bëra një prononcim në faqen e Gledian Llatjes që ka qenë në inaugurimin e një uzine .
Më tej, Gjergji tha se tani është koha që opozita të jetë e bashkuar dhe të protestojë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Duke vijuar shpjegimin e saj, Gjergji theksoi se po bëhen të gjitha përpjekjet për një bashkim.
Natyrisht që opozita ka detyrë kryesorë të denoncojë dhe protestojë dhe të përfshijë qytetarët në protesta kundër kësaj qeverie që do mbahet mend që paratë publike i përqendroi në duart e pak njerëzve. Është koha që opozita të jetë një dhe e bashkuar sepse ka mjaft arsye për të protestuar. Shqipëria ka një model ekonomik të oligarkisë, rritja e inflacionit ka çuar në rritje të produkteve ushqimore që nga prilli dhe maji qytetarët po e ndiejnë . Shqipëria mban rekord në çmimin e naftës, është varfërimi i jetës sociale dhe kulturore, largimi masiv. Të rinjtë vijojnë të largohen dhe kjo është në dëm të gjithë popullsisë. Krimi i organizuar që po menaxhon rrugën është një nga arsyet se pse shqiptarët duhet të protestojnë. Armiku i shqiptarëve është Rama.
Besoj se përpjekje janë maksimale për tu bashkua, demokratët e duan bashkinë. Pa një parti demokratike shqiptarët s’do të kenë të ardhme, të gjitha përpjekje tona për të bashkuar demokratët vazhdojnë dhe sot.
0 Comments: