MC Networking

Ukraina, 4 milionë tonë drithë u eksportuan përmes Danubit

Autoritetet ukrainase vlerësojnë se më shumë drithë po eksportohet aktualisht përmes lumit Danub se në çdo periudhë që nga shpërthimi i luftës gjashtë muaj më parë.

Të shtunën, 11 anije me një kapacitet total prej 45.000 tonësh mbërritën në portet e Izmail, Reni dhe Ust-Donaysk, njoftoi Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës.

Që nga marsi, më shumë se 4 milionë tonë drithë janë eksportuar nga vendi përmes porteve të Ukrainës në Danub, shtoi ministria.

Që nga fillimi i ofensivës ruse më 24 shkurt, vëmendja është përqendruar në portet e Detit të Zi të Ukrainës, të cilat janë bllokuar prej muajsh, duke penguar eksportin e miliona tonëve drithë.

Më 22 korrik, Ukraina dhe Rusia, të ndërmjetësuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, nënshkruan një marrëveshje në Turqi për të lejuar rifillimin e eksporteve të drithërave nga Ukraina përmes tre porteve të Detit të Zi, gjë që shpresohet se do të lehtësojë presionin mbi zinxhirin global të furnizimit.

Qendra e koordinimit të Stambollit, e cila u krijua sipas asaj marrëveshjeje, njoftoi gjatë fundjavës se 1 milion ton drithë dhe ushqime të tjera ishin eksportuar nëpërmjet Detit të Zi pas rifillimit të transportit. Në total, 103 anije kanë lundruar nga ose janë ankoruar në Ukrainë që nga muaji i kaluar.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Ukraina, 4 milionë tonë drithë u eksportuan përmes Danubit | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.