Shkrimtari dhe studiuesi shqiptar Nasho Jorgaqi është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare, pasditen e sotme në Tiranë.
Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, përkthyes, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.
Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: “Dashuria e Mimozës”, “Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Udhëtim me Fan Nolin”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime”.
Homazhet do të mbahen nesër në Akademinë e Shkencave nga ora 12:00 deri në orën 14:00.
0 Comments: